Categories: Uncategorized

Kura natyrale për kollën e thatë

Moti është ngrohur dhe ditët me diell janë shumë të bukura, por e ftohura kronike mbetet sërish e pranishme.

E ftohura kronike shkaktohet nga disa viruse, që shumëfishohen me kalimin e kohes. Simptomat e të ftohurës kronike përfshijnë: fytin e thatë, kollën, tështimat dhe lodhjen fizike.

Këto simptoma mund të kurohen lehtë në shtëpi, falë disa kurave të thjeshta, të cilat rimëkëmbin sistemin imunitar.

Kurat kundër të ftohurës kronike
Çaj me xhenxhefil
Një filxhan me çaj të ngrohtë xhenxhefili jep përmirësime të menjëhershme.

Përbërësit e xhenxhefilit hidhen menjëherë në sulm kundër inflamacionit dhe lehtësojnë daljen e sekrecioneve nga organizmi.

Çaji ka shije të mirë dhe nga ana tjetër furnizon organizmin me lëngjet e nevojshme për të mposhtur të ftohurën.

Mjaftojnë dy filxhanë me çaj xhenxhefili në ditë për të larguar të ftohurën kronike. Ëmbëlsojeni me mjaltë nëse dëshironi.

Kurat me avull
Avulli lehtëson largimin e kollës dhe të ftohurës kronike.

Kurat me avull, ose edhe avulli që lëshon një filxhan me çaj të nxehtë janë të mrekullueshme kundër sëmundjes.

Në këto kura me avull mund të përdorni gjethe nenexhiku për të zhbllokuar hundët.

Zakonisht në një enë me ujë të nxehtë hidhen vajra bimorë esencialë dhe avulli merret përmes hundës dhe gojës.

Shurup me mjaltë dhe qepë
Nëse e ftohura kronike shoqërohet me kollë dhe sekrecione, atëherë kombinoni mjaltin dhe lëngun e qepës.

Kjo kurë është ideale për të çliruar kraharorin nga sekrecionet bllokuese.

Banjë me kripë
Mbusheni vaskën me ujë të nxehtë, kripëra aromatikë, vaj esencial lavande, vaj esencial nenexhiku dhe bëni një banjë relaksuese për të çlodhur trupin.

Mjaftojnë 15 minuta banjë që të çlodheni dhe të mos keni më dhimbje.

Gargarat
Gargara është një nga kurat më të lashta por më efikase kundër fytit të thatë, kollës dhe të ftohurës kronike.

Uji i ngrohtë me kripë, uthull molle dhe sherebelë të thatë është kura më e mirë për të bërë gargarë dhe shëruar rrugët e frymëmarrjes.

Gargara përsëritet disa herë jo vetëm për të nxjerrë sekrecionet, por edhe për të rregulluar ngjirjen e zërit dhe lehtësuar frymëmarrjen.

të fundit

Vatra e zjarrit në kufi me Greqinë ende aktive, prezenca e minave dhe terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen për shuarjen e flakëve

Vatra e zjarrit që shpërtheu ditën e djeshme në territorin e Bashkisë Kolonjë, në kufi me Greqinë, vijon të jetë…

17 minutes ago

Elbasan/ Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, në hetim administratorët e 3 Exchange-ve. Sekuestrohen 6.1 mln lekë

DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “The Script 2". Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen penalisht…

38 minutes ago

Zjarret “mbërthejnë” Shqipërinë/ 50 vatra në 24 orët e fundit, 19 vijojnë aktive. Situatë kritike në Fushë-Arrëz dhe Poliçan

Vazhdon të jetë problematike situata me zjarret në vendin tonë. Ministria e Mbrojtjes njofton se në 24 orët e fundit…

42 minutes ago

Deputetja përjashtohet nga Parlamenti i Zelandës së Re pasi kërkon ndëshkimin e Izraelit

Deputetja në Zelandën e Re, Chloe Swarbrick, u urdhërua që të largohej nga Parlamenti gjatë një debati të nxehtë lidhur…

1 hour ago

Balluku inspekton punimet për ndërtimin e aksit Berat-Ballaban: I aksesueshëm brenda këtij viti

Punimet për ndëritmin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe…

2 hours ago

Parashikimi i motit për sot, temperatura deri në 41 gradë

Vendi ynë edhe këtë të martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje…

2 hours ago