Categories: Uncategorized

Kjo është mënyra e duhur për t’i larë duart në tualetet publike

Shumë njerëz nuk kanë shumë dëshirë të prekin sende në vende publike, të ulen në stola publikë apo në shkallë etj., por e bëjnë sepse kjo, në fakt, është pjesë e jetës.

Megjithatë, ka një vend publik në të cilin duhet të kesh vërtet kujdes – tualeti. Edhe pse një pjesë e mirë e tyre janë skandaloze, ndonjëherë të gjithë i përdorim. Sado të përpiqesh për të mos prekur asgjë, nuk ia del dot, edhe pse vetëm Zoti e di sa shumë baktere mund të qarkullojnë në këto vende.

Të lidhura

None found

Gjithsesi, ka një mënyrë specifike për të larë duart, ndërsa përdor banjën publike.

Ndiq hapat e mëposhtëm.

1. Para se të lash duart, shiko si është mënyra e tharjes së tyre. Nëse duart i than në një tharëse elektronike, kjo është mënyra më e mirë, sepse nuk prek asgjë me dorë. Por edhe nëse në tualet ka letra të thata për fshirjen e duarve, sigurohu që t’i hedhësh pas një përdorimi, në mënyrë që të mos marrësh asnjë papastërti me vete.

2. Laji duart me ujë të pastër.

3. Përdor sapunin poshtë dhe midis gishtave të dorës, sepse aty janë zonat ku bakteret gjejnë menjëherë strehë. Laji duart për të paktën 20 sekonda. Koha ideale është kënga “Happy Birthday” dy herë.

4. Pastro sapunin me ujë të pastër.

5. Thaji duart me një letër të pastër, copë apo tharëse elektronike. Nëse mundesh, fshije edhe rubinetin më një letër të pastër.

6. Përdor një letër të pastër për të hapur derën e tualetit. Rregulli kryesor: pas larjes së duarve, përpiqu të mos prekësh asgjë rreth kësaj hapësire. Ok, në varësi të rrethanave, kjo mund të jetë shpesh e vështirë, por e mira është të mos e shmangësh kujdesin maksimal për veten.

të fundit

Sokolova: The flames started near the back door, while the crowd was trapped at the main entrance

Burimi i zjarrit në diskoteken "Pulse" në Koçan ishte në derën e pasme, gjë që bëri që të gjithë të…

6 minutes ago

Berisha in Durrës: Elections were a farce, Rama and criminal groups will face justice

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë “Foltores së Ripërtëritjes” në…

6 minutes ago

Musk appeals ruling over Twitter shareholder fraud, with $2.6 billion at stake

Elon Musk i është drejtuar Gjykatës Federale të Apelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kërkuar rrëzimin e një…

7 minutes ago

Lapaj: Clashes within the Socialist Party resemble gang warfare; opposition must overcome egos to win Tirana

Adriatik Lapaj, në një intervistë për “News24”, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te përplasjet brenda Partisë…

7 minutes ago

Akili i thotë Norës se prioritet ka lojën, jo Rronin

Një diskutim mes Akilit dhe Norës është zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku në fokus ishte…

31 minutes ago

Berisha në Durrës: Zgjedhjet u zhvilluan si farsë, Rama dhe grupet kriminale do të dalin para drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë “Foltores së Ripërtëritjes” në…

39 minutes ago