Të gjithë e dimë se nuk duhet të pimë kafe në darkë vonë, pasi do të kemi probleme me gjumin. Gjithashtu e dimë se ëmbëlsirat para se të flemë na bëjnë keq për dhëmbët. Por, ka edhe disa ushqime të tjera, disa prej të cilave të shëndetshme, që nuk duhen ngrënë kurrë përpara gjumit.
Të shkojmë në shtrat me stomakun plot, është një gabim i madh. Pas një dite të vështirë në punë ose në shkollë, trupi ynë ka nevojë për një ndërprerje nga kryerja e funksioneve të përditshme dhe sistemi juaj i tretjes duhet të bëjë gjithashtu të njëjtën gjë.
Ja cilat janë ato:
Brokoli dhe lulelakër – Sipas një studimi të ri, disa perime është më mirë që të hahen vetëm në drekë. Ndër ta janë brokoli dhe lulelakra, pasi kanë shumë fibra të patretshme dhe nëse i konsumoni përpara se të flini, trupi juaj do të jetë ende duke punuar për tretjen e tyre, ndërkohë që ju bëni një gjumë të parehatshëm.
Mish i kuq – Ka shumë proteina dhe ka një efekt të njëjtë në trup me atë të brokolit dhe lulelakrës.
Salcë domateje – Duhet shmangur në darkë pasi ka shumë aciditet. Nëse doni të hani makarona me salcë, të paktën konsumojini 3 orë përpara se të flini. Edhe ushqimet pikante ju lënë pa gjumë natën, pasi ngrenë temperaturën e trupit.
Çokollatë e zezë – Është mirë që të konsumohet gjatë ditës, pasi përmban kafeinë dhe ju jep shumë energji, që në mes të natës nuk ka ç’ju duhet. Thjesht do ju mbajë zgjuar.
Pije me gaz – Të gjithë e dimë se pijet e gazuara nuk janë të mira për organizmin. Duke qenë se kanë shumë sheqer, jo vetëm që ju shëndoshin dhe ju krijojnë probleme me sheqerin në gjak, por edhe shqetësojnë gjumin.
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…