Categories: Uncategorized

Keni një iPhone të vjetër e të ngadaltë? Apple iu detyrohet ju personalisht një shumë parash

Apple do të paguajë deri në 500 milionë dollarë për ta zgjidhur me marrëveshje procesin gjyqësor ku akuzohet për ngadalësimin e modeleve të vjetra të iPhoneve për t`I shtyrë blerësit të marrin të reja.

Ujdia e propozuar kërkon që gjigandi të teknologjisë t`I paguajë zotëruesve të disa modeleve të vjetra iPhone-I 25 dollarë. Në 2017-tën, Apple e pranoi ngadalësimin e performancës së pajisjeve më të hershme të saj, me pretekstin se këtë e bënte për “t`i zgjatur atyre jetën”, dhe jo siç pretendojnë kritikët për t`I shtyrë të shpenzojnë duke blerë telefonë të rinj.

Për këtë gjë, Apple u gjobit disa kohë më parë me 25 milionë euro nga autoriteti francez i mbikëqyrjes, DGCRF, I cili argumentonte se klientët nuk ishin paralajmëruar për komprometimin e celularëve të tyre me anë të përditësimit rutinë të programeve. Shqetësime kishte edhe për hile me bateritë e iPhonëve të vjetër. Drejtuesit e Apple u mbrojtën duke thënë se performanca e tyre, binte me kohën.

Por shumë konsiderojnë se kjo ishte thjesht prova që e gjithë kjo situatë ka qenë e planifikuar nga kompania.

Marrëveshja e fundit, e cila pritet ta marrë dritën jeshile të gjykatës në 3 prill, i vë kapakun një beteje ligjore që ka zgjatur për më shumë se dy vjet. Përdoruesit e iPhonëve në SHBA mund të paraqesin pretendimet e tyre për kompensim nëse kanë një iPhone 6, 6 Plus, 6S, 6S Plus, 7, 7 Plus apo pajisje SE të blerë përpara 21 dhjetorit 2017.

të fundit

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

41 minutes ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

45 minutes ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

1 hour ago

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…

1 hour ago

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

2 hours ago

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

2 hours ago