Për shumë njerëz, nuk ka gjë më të mirë se të shtrihesh në shtrat pas një dite të gjatë dhe të lodhshme në punë dhe të biesh të flesh.
Të marrim sasinë e duhur të gjumit çdo natë, na ndihmon që gjatë ditës të shfaqim veten tonë më të mirë.
Gjumi, përveç se ndihmon trupin tonë të relaksohet dhe të rikuperohet, gjithashtu luan një rol shumë të rëndësishëm për të eleminuar toksinat që janë grumbullluar në trupin tuaj gjatë ditës.
Gjumi ndihmon mushkëritë, trurin dhe zemrën tonë, që t’i rezistojnë sëmundjeve. Gjithashtu forcon imunitetin e trupit, si dhe rregullon nivelin tonë të humorit gjatë ditës.
Nëse nuk flini, ju do të keni vështirësi në memorizimin e gjërave. Mungesa e gjumit do të sjellë probleme në përqendrimin tuaj, do ju bëjë të ndiheni të rraskapitur, të plogësht dhe të lodhur. Mënyra më e mirë është që ju të merrni sasinë e duhur të gjumit, për të cilën ekspertët thonë se është rreth tetë orë çdo natë.
Nëse keni çrregullime të gjumit apo ëndrrat ju stresojnë, ju kemi renditur disa këshilla për të ju ndihmuar që të pushoni më mirë:
Bëni ushtrime 20 deri në 30 minuta në ditë, pak orë përpara se të futeni në shtrat.
Vendosni një orar gjumi që duhet ta ndiqni vazhdimisht.
Relaksohuni para gjumit, si për shembull duke bërë një banjë të ngrohtë apo duke lexuar.
Shmangni çdo kafeinë apo nikotinë gjatë natës.
Mos qëndroni zgjuar në shtrat. Nëse e keni të vështirë të flini, merruni me diçka tjetër derisa të lodheni.
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…