Categories: Uncategorized

Katër këshilla të vlefshme si të përballoni kthimin në punë këtyre “pushimeve”

Lamtumirë karantine… Është e vërtetë, rikthimi në realitet, në një vend të mbyllur pas pushimeve nuk është i thjeshtë. Sjell stres dhe “sindromën e rikthimit”. Një situatë jo e thjeshtë që duhet ta përballoni me energjinë e duhur, duke menduar që mund të ketë edhe të papritura….

Si ta përballoni ditën e parë të punës pas pushimeve

Të lidhura

None found

Pasi të kaloni hapin e parë – zilen e zgjimit, mëngjesi i shpejtë, kërkimi i parkimit dhe hyrja në zyrë, – nisni të punoni, pa shumë nxitim, merrini hapat me radhë. Nuk mund të zhyteni menjëherë në një ritëm të çmendur me telefonata, duke iu përgjigjur gjithë email-eve menjëherë dhe takimeve të shumta. Rikthimi në rutinë dhe përgjegjësitë mund t’i shkaktojnë krizë dhe shok trupit tuaj. Duhet të përshtateni dalëngadalë. Nëse keni mundësi, merrni një ditë pushim dhe kalojeni në shtëpi… Mos shkoni menjëherë pas pushimeve në punë. Një ditë për të boshatisur valixhet, të vini rrobat për të larë lavatriçe, të sistemoni shtëpinë, para se të riktheheni në punë.

Objektiva të vogla, pastroni email-in dhe bëni një plan të detyrave

Merrni një letër dhe një stilolaps. Bëni një listë të punëve që duhet të bëni. Niseni nga puna më e rëndësishme tek ajo më pak urgjente. Për çdo gjë që përfundoni, vërini kryqin. Të njëjtën gjë bëni dhe me email-in. Lexoni email-et që janë më urgjente. Por mbi të gjitha bëni pauza të shkurtra… Pini kafe, hani fruta dhe bëni ushtrime të vogla stretching për të relaksuar muskujt në zyrë. Sekreti i ditës së parë në zyrë? Merrni një vazo me lule dhe vëreni në tryezën tuaj të punës. Ngjyra e gjelbër, lulet dhe natyra ju japin gjithnjë energji.

Bisedoni për aventurat tuaja me kolegët

Kur të ktheheni në punë do të përqafoni sërish kolegët tuaj. Tregojuni atyre për vendet e mrekullueshme që keni vizituar, për aventurat dhe se sa jeni kënaqur. Jepuni atyre këshilla të dobishme për destinacionet që keni vizituar. Për një moment ju do ta katapultoni mendjen tuaj në këto vende. Marcel Proust fuste një biskotë me gjalpë në formë guaske, “Madeleine”, në çaj dhe kthehej menjëherë në kujtimet e fëmijërisë. Një veprim i ngjashëm me atë të shkrimtarit francez është që të planifikoni menjëherë një fundjavë jashtë qyteti. Mjaftojnë disa “arratisje” të vogla në vende të veçanta.

Ushtrime dhe sport në natyrë

Përpiquni ta ruani edhe në përditshmëri këtë energji pozitive. Nëse gjatë pushimeve keni bërë shumë ushtrime fizike apo jeni marrë me sport, mos e braktisni. Është e rëndësishme të kujdeseni për regjimin tuaj, edhe nëse nuk keni me humor të mirë në rikthim. Hani shëndetshëm, sallata, fruta të freskëta të sezonit. Mos qëndroni brenda katër mureve por bëni shëtitje të gjata në parqe, veçanërisht pas pune. Dhe nëse keni kohë regjistrohuni në kurse joga apo në palestër.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago