Për shumë prej nesh, kafeja është një pjesë e domosdoshme e rutinës së përditshme, e disponueshme për të na dhënë atë nxitje të madhe të energjisë që na nevojitet në mëngjes ose në mbrëmje.
Sipas hulumtimit, duhet të shmangni konsumimin e kafeinës rreth orës 02:00 ose të paktën shtatë orë para se të flini gjumë, pasi mund të ndikojë negativisht në gjumin tuaj. Një studim, botuar në Journal of Clinical Sleep Medicine, zbuloi se konsumimi i kafeinës gjashtë orë para shtratit akoma ndikonte në gjumë edhe pse ata nuk i ndienin më efektet e kafeinës.
Megjithëse pjesëmarrësit e studimit ishin në gjendje të binin në gjumë pa problem. Studiuesit e gjumit zbuluan se kafeina e konsumuar menjëherë para shtratit, tre orë para shtratit dhe deri në gjashtë orë para shtratit të gjitha rezultuan në efekte prishëse në gjumë.
Sipas studimeve të bëra nga studiues në Britani dhe SHBA dhe botuar në revistën Science Translational Medicine, pirja e ekuivalentit të një ekspresi të dyfishtë tre orë para shtratit mund të kthejë orën e trupit prapa pothuajse një orë. Kjo gjë lidhet me sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet neurodegjeneruese të tilla si Alzheimer’s.
Nuk bëhet fjalë vetëm për kafeinën që gjendet në kafe, por edhe tek pijet me sodë apo energjike.
Koha më e dobishme për të konsumuar kafe është ora 10 e paradites. Sa i përket konsumit të përgjithshëm, Klinika Mayo rekomandon mbajtjen e konsumit të kafeinës në 400mg në ditë, ose afërsisht katër filxhanë kafeje.
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…