Categories: Uncategorized

Ju bien shumë flokët? Zbuloni arsyen pse kjo gjë ndodh këto muaj

Nëse ju bien shumë flokët kur i krihni apo lani, mos u shqetësoni. Një studim i ri nga Revista Britanike e Dermatologjisë sugjeron se rënia e flokëve gjatë verës dhe vjeshtës është plotësisht normale.

Studime të mëparshme kanë treguar për rënie sezonale të flokëve, megjithatë, për vetë faktin që këto studime nuk kanë përfshirë një numër të madh njerëzish, nuk mund të thuhet me siguri nëse gjetjet e tyre vlejnë për këdo.

Gjithsesi, hulumtuesit shkencorë tek Universiteti Johns Hopkinsi iu dhanë fund këtyre dyshimeve duke përpiluar të dhënat nga tendencat e kërkimit në Google për termin “rënia e flokëve” në 8 shtetet me përqindjen me të lartë të kërkimit. Këto të dhëna u krahasuan nga muaji në muaji dhe nga sezoni në sezon duke filluar nga viti 2004 deri në vitin 2016. Në të 8 shtetet, rezultatet ishin të njëjta: Njerëzit kontrollonin më shpesh për rënien e flokëve në internet gjatë verës dhe vjeshtës sesa në dimër dhe pranverë. Këto rezultate mund t’u shërbejnë mjekëve që përballen shpesh me ankesa të pacientëve se iu bien flokët në këto dy sezone, si dhe për të përcaktuar se sa efikase janë terapi të caktuara në trajtimin e kësaj gjendjeje. Megjithatë, më shumë kërkime shkencore duhet të bëhen në lidhje me këtë temë, për të përcaktuar përse bien më shumë flokët në verë dhe vjeshtë dhe sa duhet të kujdesen pacientët në këto dy sezone.

“Rënia e flokëve gjatë sezonit të verës dhe vjeshtës është normale,” thotë bashkautori Shaën Këatra, MD, profesori i dermatologjisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins.

Rënia sezonale e flokëve është raportuar më shumë tek gratë sesa tek meshkuj, thotë Dr. Këatra, megjithëse studimi i tanishëm nuk mund të dallojë kërkimet e Google sipas gjinisë. Përveç sezonit, rënia e flokëve mund të shkaktohet nga një ngjarje stresuese, humbja e peshës prej më shumë se 9 kg, ose një ndryshim në pilulat e kontrollit të lindjes. Rol në rënien e flokëve luajnë dhe faktorët si dieta, trashëgimia dhe nivelet e tiroides.

Për fat të mirë, jo gjithmonë rënia e flokëve është e përhershme, dhe mjeku juaj mund t’ju sugjerojë ilaçe që mund të ndihmojnë në ngadalësimin e procesit. Humbja e konsiderueshme e flokëve mund të tregojë edhe për një tjetër gjendje shëndetësore, prandaj është e rëndësishme të kontrolloheni nga një mjek.

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

4 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

24 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

55 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

1 hour ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago