Çizmet janë një element i domosdoshëm i stinës së ftohtë, por stilistët këtë vit i kanë cilësuar si një ‘must’ edhe për stinën e pranverës. Ato do të vazhdojnë të jenë protagoniste të koleksioneve të pranverës dhe në këtë artikull do t’ju tregojmë 5 mënyra për t’i kombinuar.
Çizmet deri në gju: mund t’i kombinoni me një palë pantallona të ngushta, por për të mos rënë në banalitet lërini mënjanë printet check ose ato ngjyrë bezhë apo kafe. Zgjidhni ngjyra të freskëta si për shembull një xhaketë jeshile ose një palë xhinse ‘total white’.
Çizmet me print piton: Pasi i keni veshur gjatë gjithë dimrit, duhet të dini që çizmet me printe pitoni janë edhe një ‘passepartout’ i gardërobës pranverore. Mes ideve për t’u kopjuar janë edhe fundi me pala e këmisha e bardhë. Très chic.
Çizmet sipër gjurit: Mendoni se çizmet cuisasardes janë shumë seksi për t’u veshur gjatë ditës? Provon it’i zhdramatizoni me një fustan të shkurtër me lule dhe një çantë me rripë të gjatë për një outfit perfekt i cili mund të mbahet 24 orë. Ideale do të ishin edhe një palë vathë me gurë.
Çizmet me takë: Për një rezultat të veçantë dhe shumë kontemporan, zgjidhni një palë pantallona kulota të gjera dhe një këmishë xhins.
Dokumentet e publikuara nga FARA, tregojnë se lobimi që kryebashkiaku Erion Veliaj, po bën në Shtetet e Bashkuara përmban kryesisht…
Mbrëmjen e djeshme në spektaklin “Big Brother Vip Albania 5”, Aleksandra dhe Artan Kola, u bënë pjesë e shtëpisë më…
Që nga nëntori i vitit 2025 dhe deri më tani serrat e Myzeqesë janë përmbytur tre herë, por së fundmi…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në verilindje të Tajlandës, ku 19 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën…
Mbrëmjen e djeshme, publiku ka zgjedhur 3 banorët më të pëlqyer të "Big Brother". Pas televotim të shkurtër që u…
Sot, 13 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 82.3 lekë dhe shitet me 83.3 lekë. Euro, blihet me 96.1 lekë…