Categories: Uncategorized

Jeni të sigurt që po zgjidhni qumështin e duhur? Mësoni cili bën për ju

Qumështi i zakonshëm i nga lopës apo kafshëve të tjera, pra ai me origjinë shtazore, është i paketuar me ushqyes të cilët bëjnë mirë për shëndetin e kockave, sepse përmbajnë kalcium, kalium, vitaminë D dhe proteina.

Kalciumi ndihmon në ndërtimin e kockave dhe të dhëmbëve dhe ndihmon për të mirëmbajtur gjithë masën kockore. I lidhur me kalcium, vitaminën D, e cila zakonisht është e përforcuar në qumësht, ndihmon në mirëmbajtjen e niveleve të përshtatshme të kalciumit dhe të fosforit, që sigurisht ndihmojnë për të ndërtuar dhe për të ruajtur shëndetin e kockave. Kaliumi, i cili gjendet gjithashtu edhe në qumështin e sojës, mirëmban dhe tensionin e gjakut.

Të lidhura

None found

Llojet kryesore të qumështit që shiten në dyqane janë: i plotë, me yndyrë të pakësuar (2%), me pak yndyrë (1%) dhe qumësht pa yndyrë.

Qumështi i plotë ka një përbërje kremoze dhe të shijshme, por është dhe ai që ka më shumë yndyrë. Ky lloj qumështi është i përshtatshëm për fëmijët e moshës mbi 1 vjeç deri në moshën 2 vjeç sepse yndyra brenda tij mund të ndihmojë në zhvillimin e trurit dhe të sistemit të tyre nervor.

Në përpjekje për të reduktuar kaloritë, qumështi me përqindje yndyre 2% ka të gjithë përbërësit e tjerë dhe të njëjtat përfitime, por jo të gjithë yndyrën që ka qumështi i plotë. Është një zëvendësues popullor i qumështit të plotë. Ndërsa me më pak kalori dhe yndyrë është qumështi me 1 % yndyrë, që është përsëri i pasur në kalcium dhe në vitaminë D. Ndërsa qumështi pa yndyrë ka rreth 45% më pak kalori sesa qumështi i plotë dhe të gjithë elementet ushqyes që ka ai. Ky lloj qumështi është një mundësi shumë e mire, nëse po përpiqeni të humbni në peshë.

Qumështi me prejardhje bimore

Një lloj qumështi popullor, që nuk ka prejardhje shtazore është qumështi i bajames. Ai ka një shije arre dhe është pak i ëmbël. Cilësitë më të mira të qumështit të bajames janë se është me pak kalori dhe ka në brendësi të tij kalcium, vitaminë A & D dhe vitaminë E, që ndihmon në luftën kundër dëmtimit nga rrezet ultraviolet. Nëse doni të pini qumësht bajameje për proteina, mund të mos jetë zgjedhja më e mirë, sepse ai përmban pak proteina. Gjithashtu ai ka shumë kalium.

Një tjetër lloj qumështi i njohur është ai i kokosit. Përmban më pak kalori dhe kripë. Yndyrnat e qumështi të kokosit janë të ngopura, kështu që duhet të mbani nën vëzhgim sasinë e qumështit të konsumuar.

Qumështi i sojës. Ka pak yndyrë dhe nuk ka kolesterol e zakonisht është i përforcuar me kalcium. Megjithatë, si të gjithë llojet e qumështit me prejardhje jo shtazore, nuk ka shumë proteina.

Qumështi i orizit është një mundësi e mire, sepse është qumështi që shkakton më pak reaksion alergjik dhe mbase mundësia më e mire, nëse nuk mund të konsumoni asnjërin nga llojet e tjerë të qumështit. Qumështi i orizit ka pak yndyrë, por nuk ka thuajse fare proteina.

të fundit

“Dil nga shtëpia”/ E ëma i bëri kërkesën e papritur, Selin merr vendimin: Nuk do lejoj kurrë që…

Selin u përball me një situatë të papritur, nga mamaja e saj, e cila i kërkoi të largohet nga gara.…

11 minutes ago

Sot seancë në Kuvend/ Interpelancë me ministrin Lamallari dhe Ramën, ja çështjet që pritet të diskutohen

Këtë të enjte, mbahet seanca plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë që pritet të nisë në orën 10:00. Rendi…

34 minutes ago

Trump për sulmet në Iran: Armiqtë tanë po humbasin dhe Amerika po fiton! Do t’i kthejmë në epokën e gurit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “armiqtë tanë po humbasin dhe Amerika po fiton”, gjatë nisjes së…

51 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83.3 lekë. Euro, do…

1 hour ago

Kushte të paqëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 2 Prill 2026

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…

1 hour ago

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

9 hours ago