Categories: Uncategorized

Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

Dashi

Me vullnet të mirë dhe këmbëngulje do të përpiqeni të përmbushni angazhimet tuaja edhe këtë të diel. Gjeni kohë për t’u relaksuar! Reagoni ndaj gabimeve që bëni, pa e lënë veten të dekurajohet nga pasiguria e rezultatit. Kujdes me sheqerin, mund t’ju kushtojnë shtrenjtë: kufizoni ushqimin e tepërt dhe ushqeheni veten në mënyrë të shëndetshme, duke preferuar frutat, perimet dhe peshqit.

Të lidhura

None found

Demi

Ditë e veçantë dhe prodhuese: Hëna në tranzit në shenjën e Virgjëreshës ju inkurajon, duke ju bërë më të vendosur dhe më aktiv. Prandaj, do të ketë një frymë iniciative dhe gjallërie. Do të punoni shumë për të realizuar një dëshirë dhe të jetoni përvoja të reja. Do jeni të këqnur me veten dhe partnerin, do kaloni prograe të këndshme në mbrëmje.

Binjakët

Humori juaj nuk është më i miri, për shkak të disa transiteve negative. Në fakt, ju shfaqeni dyshues, hezitoni më shumë se zakonisht dhe keni frikë të bëni hapa përpara. Është e vërtetë që gjërat nuk po shkojnë mire sepse asnjë gjë pozitive nuk po bëni në jetën tuaj. Nëse keni një problem me dikë, mos hezitoni ta sqaroni. Përpiquni të relaksoheni.

Gaforrja

Ju keni atë që duhet për të kaluar këtë ditë në qetësi totale dhe relaksim. Me një pamje të rafinuar dhe elegante do arrini çdo gjë që dëshironi! Meqenëse gjithçka, ose pothuajse gjithçka, shkon pa probleme sot, përkushtojuni dashurisë dhe mahnitni personin që doni me një dhuratë të papritur. Lajme të bukura ju presin.

Luani

Ju mbështeteni nga yjet dhe jeni të ngarkuar me entuziazëm: dashuria rifiton lartësinë, çiftet që vetëm janë gridnur bëjnë paqe dhe shumë të rinjtë janë të përfshirë në histori emocionuese. Ditë ideale për të zgjidhur llogaritë në shtëpi, por edhe për të shoqëruar njerëz interesantë. Vendosni idenë tuaj në sukses.

Virgjëresha

Një ditë përshkruan një risi. Do të dini se si të krijoni një atmosferë argëtuese dhe relaksuese përreth jush, një oaz i vërtetë paqeje për miqtë dhe familjen. Nëse jeni të dashuruar, partneriteti për dy do të jetë i përsosur nga çdo këndvështrim; nëse jeni beqar, hijeshia juaj do të jetë absolutisht e parezistueshme dhe do të pushtojë çdo pre që keni para.

Peshorja

Nuk do keni asnjë arsye për tu ankuar apo për të insistuar në diçka. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të qëndroni dhe të shikoni. Historitë e dashurisë si ato të reja apo të vjetra, gëzojnë të mirat e yjeve.

Akrepi

Miqësitë dhe jeta shoqërore do jenë në plan të parë. Do jeni shumë të kërkuar gjatë ditëve në vijim dhe shpesh do të merrni ftesa, madje edhe nga njerëz që i njihni kohët e fundit. Një miqësi mund të shndërrohet në një ndjenjë më të thellë, por përpiquni të mos nxitoheni: thelloni njohurinë tuaj duke kujtuar se tërheqja seksuael për ju është po aq themelor sa intelektuali.

Shigjetari

Nëse jeni në konflikt me të dashurin tuaj, hiqni çdo mëri dhe lëreni mënjanë krenarinë: E Diela është shumë e bukur që të mund ta shkatërroni atë me një qëndrim egoist. Për beqarët e shenjës, yjet premtojnë takime bazuar në një tërheqje të dukshëm të shpirtit; nuk është koha për histori të mëdha dashurie, më mirë të krijoni një miqësi të bukur dhe të thjeshtë.

Bricjapi

Një ëndërr që e keni pasur për një kohë të gjatë do të bëhet realitet kur ju e prisni më pak; përveç kësaj, intuita juaj do të dëshmojë të jetë e saktë. Në fushën sentimentale më në fund mund të rregulloni një marrëdhënie që ditët e fundit ka shkaktuar shqetësime dhe disa momente pasigurie. Argëtohuni dhe praktikoni sportet tuaja të preferuara.

Ujori

Yjet ju mbrojnë: do të thotë që shqetësimi juaj është i tepërt, mbase dhe i pabazuar. Një miqësi e re ju tërheq në një aventurë, por bëni kujdes që të mos lini shumë zemra të thyera pas jush! Disa do të arrijnë në një moment historik të rëndësishëm, të tjerët do të vijnë në kontakt me njerëz dhe ambiente të reja, të ndryshme nga ato të zakonshme.

Peshqit

Mos braktisni as për asnjë moment buzëqeshjen tuaj: disa ndërlikime nuk mund t’jua heqin atë. Prandaj nuk është koha për të sfiduar fatin apo për të filluar një biznes që nuk ju bind. Shtyni nismat dhe vendimet në një moment tjetër! Përiquni të kaloni një të diel të qetë, larg zhurmës dhe problemeve.

të fundit

Nga Superga te Calciopoli: kapitujt më të errët të gjashtë klubeve të mëdha evropiane

Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…

6 hours ago

The fractured relationship is heading toward an end”/ Ilir Kulla: Veliaj was transferred to Fier after clashing with Rama over the municipality’s signature

Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…

7 hours ago

Kosovo-Germany, focus on digitizing administration and simplifying procedures

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

7 hours ago

Faruk Muqolli declares €100,000 in cash, inherited land and two vehicles: the assets of the police officer linked to the Arlinda Zekaj case

Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…

7 hours ago

Kosovë-Gjermani, fokus te digjitalizimi i administratës dhe lehtësimi i procedurave

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

7 hours ago

VIDEO/ Alen Vukaj, talenti 18-vjeçar shqiptar që po spikat te Interi dhe tërheq vëmendjen e UEFA-s

Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…

7 hours ago