Categories: Uncategorized

Horoskopi 18 shkurt 2020, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje

Dashi
Sot pritet një ditë e mirë për ju, pasi yjet me Marsin në krye janë shumë pozitivë. Ke shumë ide dhe ndoshta jeni të pavendosur në zgjedhje, por ju vjen në ndihmë Merkuri që sjell kthjelltësi.

Demi
Situata e disi e paqartë yjore reflektohet edhe te ju sot, duke rritur konfuzionin e në ndonjë rast edhe një farë padurimi që mund të kthehet në nervozizëm. Më të hapur me partnerin tuaj.

Binjakët
Ndoshta ngaqë nuk keni mbaruar akoma një punë të nisur sot do ta keni disi të vështirë që të ingranoheni, por fundjava pritet të sjellë qetësinë që ju ka munguar. Mirë dashuria.

Gaforrja
Qielli juaj sot duket se është qartësuar dhe Hëna në një orbitë mjaft aktive do të jete shumë pozitive. Një udhëtim i shkurtër do ta bënte këtë fundjavë mjaft interesante. Mirë erosi.

Luani
Nëse keni ndërmend të ndërmerrni një iniciative apo të ndryshoni diçka është më mirë të pritni, pasi nuk është momenti i përshtatshëm. Mendoni më mirë për raportet me njerëzit e të afërmit.

Virgjëresha
Parashikohet një ditë nën ndikimin mjaft pozitiv të Hënës dhe Jupiterit që stimulojnë ndjenjat dhe fushën sentimentale në përgjithësi. Një takim i papritur mund të jetë mjaft impresionues.

Peshorja
Është një fundjavë që vjen pikërisht pas një periudhe plot stres e lodhje prandaj do të keni mundësi të rikuperoheni nga pikëpamja psikofizike. Kujdes sektorin e financës pasi shpenzoni shumë.

Akrepi
Pritet një fundjavë mjaft aktive për ju, që jeni disi autoritarë e imponues, por ama dini edhe të jeni tolerantë në raportet me partnerin. Kujdes sepse Marsi stimulon ndjenjën e protagonizmit.

Shigjetari
Pritet përgjithësisht një fundjavë disi e turbullt për ju. Jeni të pavendosur e në ndonjë rast preferoni të hiqeni mënjanë e të mos përfshiheni. Sidoqoftë mbrëmja ju risjell freskinë e munguar.

Bricjapi
Jeni të vetëdijshëm për mundësitë dhe potencialet tuaja prandaj edhe ndodh jo rrallë të tërhiqni para diçkaje që s’jua ha syri. Sidoqoftë të guxoni të hidhni një hap më tutje nuk është gabim.

Ujori
Edhe pse si Hëna ashtu edhe Urani kanë përgjithësisht një ndikim negativ, janë yjet e tjerë që ju favorizojnë së tepërmi. Nuk është momenti për të diskutuar çështje që kanë të bëjnë më fushën sentimentale.

Peshqit
Fundjava është mëse e favorshme për t’i lënë mënjanë zënkat e mosmarrëveshjet me partnerin ose me miqtë dhe t’u përkushtoheni më shumë atyre. Nuk përjashtohet një udhëtim i shkurtër.

të fundit

Blerje dhe shpenzime me paratë e një biznesmeni/ Prokuroria zbulon kartën e tretë bankare, Meta dhe Kryemadhi nën akuza të reja

Prokuroria e Posacme ka zbuluar një tjetër episod korrupsuoni qe i atribuohet ish-çiftit Meta-Kryemadhi. Hetimet kanë zbardhur veprimet e një…

11 minutes ago

Hakerat iranianë kërcënojnë Shqipërinë: Irani ka të drejtë të godasë me raketa në Manzë

Grupi i hakerave iranianë të “Homeland Justice” është rikthyer sërish në vëmendje, pasi ka nisur shpërndarjen e materialeve kërcënuese ndaj…

1 hour ago

Kaq ishte, bëhet ‘lëmsh’ rrjeti! Pse Selena Gomez dhe Hailey Bieber nuk ndiqen më në rrjete sociale?

Selena Gomez dhe Hailey Bieber kanë ndezur sërish zërat për një përplasje të fshehtë, pasi fansat vunë re se të…

2 hours ago

EMRI / Mesazh me qytën e armëve në Fushë-Krujë, pl*mba lokalit gjatë natës, autorët në kërkim. DETAJET e para

Është qëlluar me armë zjarri rreth ores 01:30 të mëngjesit një lokal në Fushë Krujë, i cili rezulton të jetë…

2 hours ago

VIDEO/ Pr*stitucion në plazh, policia zbulon ‘shtëpinë rozë’ në Durrës, arrestohen 4 kineze, në kërkim një angleze

Një vilë dykatëshe pranë plazhit të Durrësit ishte përshtatur si ambient për ushtrimin e prostitucionit nga disa shtetase të huaja.…

2 hours ago

Ilir Meta kërkon lirinë nga burgu/ Sot në gjykatë për zëvendësimin e masës së sigurisë

Ish presidenti Ilir Meta kërkon lirinë nga burgu. Meta kërkon verifikimin e kushteve të masës dhe zëvëndësim të masës së…

2 hours ago