Hidratimi
Për të shmangur ose lehtësuar tharjen e lëkurës, pini mjaftueshëm ujë. Përpos kësaj, investoni në një krem hidratues, në përputhje me llojin e lëkurës.
Masazhimi pas ndërrimit të temperaturave
Kalimi nga një mjedis i ngrohtë në një ambient me temperatura të ulëta sjell probleme për lëkurën. Prandaj dermatologët këshillojnë që të masazhoni lëkurën, në mënyrë që të përmirëosni qarkullimin e gjakut. Kështu lëkura do ta marrë veten shpejt pas ndryshimit drastik të temperaturës.
Makeup-i
Gjatë dimrit, grimi vështirë se qëndron mirë për shkak të tharjes së lëkurës. Shmangni grimin për të mos e irrituar më shumë lëkurën dhe përdoreni vetëm në zonat problematike. Në vend të grimit, vendosni krem hidratues.
Scrub
Scrubi për pastrimin e lëkurës është i domosdoshëm për të shmangur krijimin e “petëzimit” të lëkurës.
Maska për kujdesin ndaj lëkurës
1. Maskë me qumësht dhe bajame
Bajamet janë të pasura me vitamin E dhe acide yndyrore esenciale, ndërsa qumështi ka veti hidratuese. Bashkoni një lugë gjelle me pluhur bajamesh (shtypini paraprakisht) dhe dy lugë gjelle me qumësht. Maskën vendoseni në lëkurë për 10 minuta.
2. Maskë me vaj ulliri dhe vezë
Vaji i ulliri është i pasur me antioksidantë dhe vitamin E, ndërsa e verdha e vezës ushqen lëkurën dhe lehtëson tharjen. Në një enë, vendosni dy të verdha veze dhe 4-5 pika vaj ulliri. Maskën vendoseni në fytyrë për 20 minuta.
3. Maskë me banane dhe mjaltë
Bananet ushqejnë lëkurën me vitamin C, B6 dhe A. Gjysmën e bananes shtypeni dhe shtoni një lugë çaji me mjaltë. Maskën mbajeni në lëkurë për 15 minuta.
Rruga Librazhd–Pogradec është aktualisht e mbyllur dhe nuk lejohet qarkullimi për shkak të dëmtimeve të mëdha në aksin rrugor dhe…
Kryebashkiaku i Nju Jorkut Zohran Mamdani Ai njoftoi sonte një ndalim të përkohshëm të lëvizjes në megalopolin prej tetë milionë…
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka denoncuar situatën e paprecedent me akset e Juglindjes të dëmtuara që janë paralizuar trafikun…
Këshilli i Mandateve do të mblidhet nesër (e hënë) për trajtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres…
Përfaqësuesi Amerikan i Tregtisë, Jamieson Greer, tha sot se marrëveshjet tregtare të SHBA-së me BE, Kinën dhe partnerë të tjerë…
Një situatë dramatike me pasoja të rënda për infrastrukturën kombëtare është krijuar në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës” në…