Categories: Uncategorized

Gjumë me apo pa çorape, jepini fund njëherë e mirë kësaj dileme

Disa njerëz janë të mësuar me idenë se çorapet në shtëpi janë një domosdoshmëri.

Por janë të ndarë në dy pjesë kur bëhet fjalë për gjumin: disa flenë me çorape, të tjerë pa çorape.

Të lidhura

None found

Një pjesë mendojnë se të flesh me çorape është një mënyrë për të mbrojtur këmbët nga i ftohti, por pjesa tjetër i mbron ato nga djersitja. Cila është përgjigjja e specialistëve?

Të veshësh çorape në shtëpi të ndihmon jo vetëm për t’i mbajtur këmbët më të ngrohta, por edhe për të ndihmuar thembrat të mos plasariten.

Moti i ftohtë, siç dihet, ndikon shumë në tharjen e lëkurës dhe kjo vlen edhe për shputat.

Nëse ecën zbathur në shtëpi, bën që lëkura të thahet më shpejt, derisa çon edhe në çarjen e thembrave.

Duke veshur çorape, krijon një pengesë mes këmbëve dhe dyshemesë, duke bërë kështu që lëkura e këmbëve të qëndrojë me lagështirën e vet.

Arsye të tjera:

Këmbët e ngrohta ngrohin të gjithë trupin

Çorapet krijojnë një mburojë që ndihmon kundër dhimbjes së këmbëve

Këmbët janë më të pastra

Në një studim të fundit nga “National Sleep Foundation”, të publikuar në sleep.org, listohen arsyet pse të flesh me çorape është një mënyrë mjaft e mirë për ta pasur trupin më të ngohtë dhe më të çlodhur gjatë natës.

Ndërsa këmbët janë të ngrohta, qarkullimi i gjakut në vena është më i lehtë dhe kjo i dërgon një sinjal gjumi trurit. Pasi enët e gjakut janë të hapura dhe ngrohtësia është shpërndarë në të gjithë trupin, atëherë ky i fundit është gati për gjumë, shpjegojnë ekspertët.

Këshilla:

Përdor batanije apo jorgan të rëndë për të krijuar ngrohtësi më shpejt.

Përdor një jastëk me ngrohje për këmbët, para gjumit.

Zakonisht përdor çorape leshi ose kashmiri, të cilat sigurojnë një ngrohje të shpejtë.

Mbaj gjithmonë veshur çorape në shtëpi.

të fundit

Kina bllokon transmetimet e La Ligës pas polemikës me Mbappen

Transmetuesi shtetëror kinez CCTV ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës spanjolle, duke përmbushur kështu kërcënimin e bërë pas…

3 minutes ago

BMW i3 i ri hyn në epokën elektrike me mbi 800 kilometra autonomi: A do të fitojë besimin e skeptikëve?

BMW ka prezantuar gjeneratën e re elektrike të Serisë 3, duke sjellë një model që kombinon autonominë e lartë, performancën…

7 minutes ago

WhatsApp prezanton katër risi për grupet: Nga mesazhet e fiksuara pa afat te filtri i përmendjeve

WhatsApp ka prezantuar katër funksione të reja që synojnë ta bëjnë më të lehtë menaxhimin e bisedave në grup. Përditësimi…

8 minutes ago

Osmani: Sistemi gjyqësor nuk mori asnjë masë ndaj gjyqtarëve pas letrës së Arlinda Zekajt

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte…

9 minutes ago

Arrestohet në Greqi 26-vjeçari shqiptar, dyshohet për v*asjen e bashkëkombësit në Selanik në vitin 2020

Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…

14 minutes ago

Nuk e pashë të qante kurrë”, babai i Jessica-s rrëfen dyshimet për bashkëshortin e saj: Ajo jetonte me frikën se mund të vdiste

Babai i Jessica-s, 32-vjeçares që humbi jetën në qershor të vitit 2024 në Itali, ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit…

14 minutes ago