Categories: Uncategorized

Gjithçka duhet të dini për vënien e maskës, çdo mënyrë tjetër nuk jep efekt kundër COVID-19

Pas lajmit se mungesa e maskës në ambiente të mbyllura do të dënohet me gjobë, është koha për ta marrë më seriozisht vendosjen e saj.

Janë disa gjëra që duhet të dini kur vendosni maskën, përndryshe nuk ka efekt. Pikë së pari, vendosni se çfarë maske dëshironi. Mund të përdorni maskat me një përdorim, ato prej cope që mund të ripërdoren nëse lahen me detergjente apo edhe një shall nëse e vendosni si duhet.

Të lidhura

None found

Maskat prej cope, që mund të përdoren disa herë, janë ndër më të përhapurat, pasi janë edhe më ekonomiket.

Si fillim, po u përgjigjemi disa pyetjeve:

1. A mund ta heq maskën për të folur?

Jo, nuk mundeni. Virusi përhapet kur personat e infektuar kolliten ose teshtijnë, por edhe kur flasin. “Pikëzat” që lëshohen më pas, mund të bien në sipërfaqe.

2. Si ta mbaj maskën, nëse kam syze optike?

Kombinimi i maskës dhe syzeve optike mund të jetë një nga bezditë më të mëdha të verës. Për të evituar avullin e krijuar tek syzet:

– Vendosni maskën në fillim, më pas syzet.

– Vendosni një pecetë poshtë maskës dhe mbështilleni atë me pjesën e sipërme të maskës.

3. Po ata me probleme mjekësore?

Mbajtja e maskave mund të jetë pak e vështirë për ju, nëse keni probleme apo vështirësi në frymëmarrje. Gjithsesi, këshillohet të provohen disa lloje maskash, pasi mbase mund të gjeni atë që ju përshtatet.

Si nuk duhet ta mbani maskën:

– Mos e mbani maskën në zonën e mjekrës.

– Gjeni maskën që ju përshtatet, jo aq e madhe sa t’ju bjerë dhe jo aq e vogël sa t’ju bezdisë.

– Mos e prekni pjesën e përparme të maskës.

– Mos i jepni dikujt maskën që keni përdorur ju.

– Mos përdorni një maskë me një përdorim më shumë së një herë dhe lani rregullisht maskat disa-përdorimëshe.

Këshilla e fundit, por jo më pak e rëndësishme: Përpara se të vendosni maskën, sigurohuni që të lani duart.

/BallkanWeb/

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

2 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

2 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

2 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

2 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

2 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

2 hours ago