Categories: Uncategorized

Gabimet që i bëni me vendosjen e maskave

Maskat tani janë bërë pjesë e normalitetit të ri. Njerëzit duket sikur po përshtaten me këtë fakt dhe çdo ditë e më shumë përdorimi i tyre po zgjerohet. Gjithsesi, duhet të keni parasysh që vetëm duke vendosur një maskë nuk po mbroni siç duhet veten apo të tjerët.

Për të ndihmuar në përhapjen e Covid-19 ju duhet ta vini maskën në mënyrën e duhur dhe të shmangni me patjetër gabimet që bëni më shpesh.

Maska ju mbulon vetëm gojën

Nëse e keni vendosur kështu gjatë kësaj kohe, keni bërë gabim. Maska duhet të mbulojë dhe pjesën e hundës, pasi në të kundërt gjasat që të infektoheni nga vetë maska juaj përmes hundës janë të mëdha.

Maska juaj është në kontakt me pjesë të tjera të trupit apo gjëra tuaja personale

Maska s’duhet të jetë në kontakt me rrobat tuaja, pjesë të tjera të fytyrës apo të trupit. Nëse veproni kështu, funksioni i saj nuk po kryhet siç duhet. Një tjetër gabim i madh është vendosja rreth zonës së qafës kur nuk e keni në fytyrë.

Maska nuk qëndron mirë në fytyrën tuaj

Ideja e maskës është të krijojë një barrierë që nuk lejon ajrin të futet brenda. Në të njëjtën kohë duhet të jetë e rehatshme dhe të mos ju besdisë gjatë kohës që e keni vendosur, shkruan anabel. Nuk ka rëndësi nëse e blini apo e bëni vetë, thjesht duhet të përputhet me fytyrën tuaj në mënyë që të mos jetë më e madhe seç duhet.

Maska mbulon vetëm majën e hundës tuaj

Maska duhet të përfundojë në kurrizin e hundës suaj, as në fund dhe as tek maja e saj. Nëse mbuloni vetëm majën e hundës, po lejoni që ajri jashtë të futet në gojën tuaj.

Nuk e lani siç duhet pasi e hiqni

Nëse do ta përdorni disa herë, sigurohuni që ajo të mos bëhet burim infektimi. Kur ta hiqni lëreni të ziejë për 10 minuta para se ta përdorni për herën e dytë. Nëse e shihni që maska është dëmtuar pas disa larjesh, është koha ta zëvendësoni.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago