E keni pyetur veten ku ndryshon të hash fruta nga të pirit atë? Të pish lëng frutash është e lehtë, por ekspertët thonë që nuk është mënyra e duhur për të konsumuar fruta. Arsyet jua listojmë më poshtë dhe bëni mirë t’ i lexoni.
Sipas ekspertëve konsumi i frutave nëpërmjet lëngut të tyre është i gabuar dhe konsumatorët duhet gjithnjë të zgjedhin frutin e plotë. Arsyet janë të thjeshta: lëngjet të ngopin pak, kanë shumë sheqer dhe kanë më pak fibër.
Fibrat ndihmojnë tretjen, balancojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe të bëjnë të ndihesh i ngopur. Ka dy lloje fibrash që gjenden në fruta dhe perime të ndryshme.
Fibrat e patretshme që luajnë rolin e një udhërrëfyesi për gjithçka futet në trup, sidomos në aparatin tretës.
Fibrat e tretshme që gjenden tek produktet si kastraveci, drithërat, karrotat, arrat dhe farat.
Fibrat e tretshme ofrojnë një sërë përfitimesh, përfshirë uljen e kolesterolit, thithjen e karbohidrateve nga ushqimet dhe ndihmën që u jep baktereve të mira në stomak. Fibrat e tretshme gjenden edhe në produkte si tërshëra, molla, kumbullat, pjeshkat arrat dhe farat.
Fibra është e rëndësishme në ushqimin tonë të përditshshëm, ndaj nëse ju pëlqejnë lëngjet, merrni frutat dhe perimet dhe grijini, por mos i shtrydhni gjithmonë, kështu merrni edhe dozën ditore të fibrës. Sipas studimeve, meshkujt dhe femrat kanë nevojë të konsumojnë të paktën dy filxhanë fruta dhe dy filxhanë perime në ditë. Fëmijët kanë nevojë për një.
Kombinimi i të gjitha varieteteve të fibrave që gjenden në frutin e plotë vonon përthithjen e sheqerit nga sistemi tretës dhe ndihmon mëlçinë që të mos jetë aq e ekspozuar ndaj dozave të larta të sheqerit. Sa më shumë fibra të ketë një frut, aq më shumë kohë do t’i duhet të rrugëtojë në aparatin tretës, duke ushqyer stomakun me ushqyesit e nevojshëm që luftojnë sëmundjet e ndryshme.
Nga ana tjetër, frutat me fibra të bëjnë të ndihesh i ngopur dhe si rrjedhojë nuk e tepron me ushqimin. “Njerëzit që konsumojnë pak fibra, hanë më shumë” thonë ekspertët. E thënë thjeshtë: Të gjithë mund të pinë 170 gram lëng frutash në ditë, por të hash tre portokalle në të njëjtën kohë është e vështirë sepse ngopesh lehtë.
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…