Mund të kesh dëgjuar mjaft raste edhe në mikeshat e afërta që kanë filluar injeksionet e botox-it për të zhdukur shenjat e para të rrudhave. Raste të moshës 27-vjeҫare, por ndoshta edhe më herët, që kanë filluar injeksionet e botox-it nuk janë të pakta. Nëse të ka filluar paniku i rrudhave dhe do të dish kur është mosha e duhur për të filluar botox-in, këtë herë flasin mjekët.
Kur është mosha e duhur për të filluar botox-in? Mos është shumë herët për të filluar? Si është mosha jote? Mendimi i parë për të shpenzuar lekët për këtë gjë, disa vajzave u vjen që pas të 25-ave, sipas statistikave, atëherë kur fillojnë të duken edhe shenjat e para, por ҫfarë thotë Valerie Goldburt, MD, PhD.
None found
Nëse po kërkon për një shenjë në fytyrë për të kuptuar kur është “nevoja” për botox-in, Dr. Goldburt thotë nëse “ke rrudha që nuk zhduken kur relakson fytyrën (pra kur fytyra është në gjendje qetësie)” Në fund të fundit, është zgjedhja jote. Dr. Goldburt nuk mendon se se është e nevojshme të ndërhysh sapo të shfaqen shenjat e para. Kjo edhe për arsyen se botox-i mund të funksionojë në një moment kur vërtet mund ta ndiesh si domosdoshmëri.
Megjithatë, mos harro se të gjitha ato që presin shumë për të bërë një botox, mund ta kenë më të vështirë më vonë dhe u duhen disa injeksione dhe trajtime ekstra për të hekurosur rrudhat me botox.
Fatkeqësisht, botox-i nuk ka alternativa të tjera. Sipas Dr. Goldburt, është e vetmja mënyrë për të zhdukur rrudhat specifike në fytyrë. Gjithsesi, për t’i parandaluar rrudhat, Dr. Goldburt sugjeron gjumin me shpinë, përdorimin e një hidratanti të mirë dhe gjithmonë një krem mbrojtës me SPF të lartë gjatë ditës. Një sekret tjetër është hidratimi. Këto ndryshime të vogla do ta mbajnë lëkurën më të re, aq sa nuk do të kesh nevojë të nisësh botox-in qysh në të 20-at.
Julian NagelsmannGjermania e drejtuar nga trajneri Julian Nagelsmann nuk shkoi më shumë se faza e 1/32-ave në Kupën e Botës…
Meteorologia e njohur Tanja Porja, gjatë një interviste në në Dita Jonë në A2 CNN, ka paralajmëruar se korriku do…
Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme përpara ambienteve të SPAK, ku kanë njoftuar se do të dorëzojnë librin “Albanian Files”,…
Aidon ShehuAidon Shehu do të largohet nga Hull City dhe me gjasë, hapi i tij i radhës do të jetë…
Kryeministri në detyrë Albin kurti ka njoftuar se paga minimale në Kosovë është rritur në 500 euro, duke e cilësuar…
Në prag të ndeshjes së fazës së 1/16-tës të Kupës së Botës kundër Kroacisë, Cristiano Ronaldo është tema kryesore në…