Categories: Uncategorized

Filloni që sonte, arsyet pse duhet të flini pa pizhama

Sipas një sondazhi, njerëzit që flenë më pak, kanë më shumë të ngjarë të kenë probleme me peshën e tepërt, kanë tëndencë të jenë më pak aktivë dhe në përgjithësi janë më pak të shëndetshëm. Mirëpo, sërish nga ky sondazh është arritur në përfundimin se fjetja pa pizhama ju ndihmon të shmangni problemet e mësipërme.

Mund t’ju duket e çuditshme, por nëse flini pa pizhama keni këto përfitime:

Ju ndihmon të flini më mirë

Ne flemë më mirë kur temperatura e trupit tonë është pak më e ulët. Edhe një rritje e lehtë e temperaturës së trupit mund të ketë efekt, duke na trazuar gjumin.

Mbron lëkurën tonë

Një sondazh tregoi se kohëzgjatja mesatare e kohës kur njerëzit vishnin pizhama para se t’i lanin ato ishte 13 netë për burrat dhe 17 netë për gratë. Sidoqoftë, specialistët e higjienës thonë se nuk mjafton për të na mbrojtur nga bakteret e dëmshme që mbledhin pizhamat. Për më tepër, tekstilet mund të përmbajnë kimikate që depërtojnë në lëkurën tonë dhe e irritojnë atë, kështu që është shumë më e shëndetshme të flesh lakuriq.

Përmirëson marrëdhënien

Kontakti lëkurë me lëkurë është provuar se rrit çlirimin e “hormonit të dashurisë”, oksitocinës tek nënat dhe foshnjat e tyre, gjë që çon në një lidhje më të fortë mes tyre. Por për më tepër, ne ndihemi më të lidhur me dikë, nëse ai na prek. Kështu që gjumi pa rroba, do të siguronte më shumë kohë për prekje, duke ju ndihmuar të ndiheni më pranë partnerit tuaj.

Parandalon shtimin e peshës

Mbajtja e trupit më të ftohtë gjatë natës gjithashtu mund të na ndihmojë të qëndrojmë më elegantë. Një studim tregoi se temperaturat e ftohta rrisin aftësitë tona për djegien e kalorive pasi njerëzit që flinin në dhoma më të ftohta digjnin 75 kalori më shumë, sesa ata që flinin në temperatura më të ngrohta. Pizhamat pa dyshim që ju mbajnë më ngrohtë, por është më mirë t’i hiqni dhe të parandaloni shtimin e kilogramëve të tepërt.

Rri vetëvlerësimin tonë

Interesante! Një studim tregoi se të qëndruarit lakuriq në shtrat i bën mirë trupave tanë, duke na ndihmuar të rrisim vetëvlerësimin për veten dhe trupin.

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

13 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

34 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago