Categories: Uncategorized

Fike telefonin dhe kushtoji kohë vetes, këshilla të arta për të balancuar angazhimet tuaja

Të mund t’i kushtoni kohë punës, ta shijoni jetën dhe të flini aq sa të dëshironi, është një sfidë për shumicën e njerëzve. Më poshtë gjeni disa mënyra se si të mund t’i balanconi ato.

Ha ushqime energjike

Të lidhura

None found

Nëse dëshironi që të keni energji për të vepruar, hani ushqime që kanë nivele të larta të antioksidantëve, proteinave dhe niveleve të ulëta të sheqerit, yndyrës dhe karbohidrateve. Peshku, sallata e gjelbër, frutat si avokado, arrat dhe lajthizat janë vetëm disa nga ushqimet që bëjnë pjesë në këtë listë. Ata të cilët nuk konsumojnë ushqime të shëndetshme kur të kthehen në shtëpi nga puna do të ndjehen të lodhur dhe do të dëshirojnë që të flenë menjëherë.

Ushtro për të qenë sa më aktiv

Ushtrimet mund t’iu mbajnë jo vetëm në formë por edhe të shëndetshëm. Ato e forcojnë sistemin tuaj imunitar dhe e përshpejtojnë metabolizmin. Të ushtroni kur zgjoheni nga gjumi, do t’iu ndihmonte për të qenë më energjik gjatë tërë ditës.

Mos flisni për punën në shtëpi

Mbani bisedat për punën larg shtëpisë tuaj. Përveç pjesës kur i tregoni familjes tuaj se si ishte dita juaj mos flisni për punën por kushtoni kujdes dhe dashuri familjes tuaj.

Kërko një punë të re

Disa pozita të punës janë mjaft të lodhshme dhe kërkojnë një përkushtim të madh. Nëse e kaloni shumicën e kohës tuaj në punë dhe ajo nuk iu shpërblehet mjaft atëherë mos u frikësoni për ta kërkuar një punë tjetër e cila do t’ua lehtësonte jetën.

Dil me shoqëri apo të dashurin/dashurën tuaj

Caktoni një ditë të javës në të cilën do të dilni me shoqërinë apo të dashurin/dashurën tuaj. Mos dilni me kolegët tuaj dhe mos flisni për punën. Shkoni shikojeni një film apo pini kafe.

Kushtoji kohë vetes

Kushtoni kohë vetes duke u marrë me ndonjë hobi apo me gjëra të tjera të cilat iu interesojnë dhe ua largojnë vëmendjen tuaj nga puna. Përmirësojeni veten dhe kualitetin e jetës tuaj.

Fik telefonin e punës dhe mbylleni emailin

Pas punës gjithnjë fikeni telefonin dhe mbylleni emailin dhe fokusohuni në jetën tuaj personale. Ngadalë shtoni aktivitete të tjera në jetën tuaj të cilat nuk kanë të bëjnë me punën. Madje edhe gjatë një dite të zënë kushtoni pesëmbëdhjetë minuta në ditë vetes për të bërë një shëtitje të vogël apo për të dëgjuar muzikë.

të fundit

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

4 hours ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

4 hours ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

4 hours ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

4 hours ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

4 hours ago

Death of 20-year-old in Dubai after cocaine packet ruptured in his stomach: Mother and stepfather appear in court

Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…

4 hours ago