Rënia e gjoksit është një proces natyror që ndodh kur gjoksi humbet fleksibilitetin dhe elasticitetin. Gjoksi nuk ka muskuj. Ai përbëhet nga inde lidhëse dhe gjëndra që prodhojnë qumësht. Që ta mbani gjoksin në formë duhet të tregoni një kujdes të veçantë për të. Zakonisht fenomeni i rënies ndodh pas të 40-ve, por nuk përjashtohen rastet që mund të ndodhë dhe më herët. Shtatzënia është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në rënien e gjoksit. Përveç saj, Living do t’ju njohë me 4 veprimet e përditshme që ndikojnë në rëniën e tij. Ja disa nga zakonet e këqija që duhet të shmangni:
1.Fjetja me stomak ose përmbys: Ky është pozicioni më i keq për të fjetur për gjinjtë tuaj, pasi shtypen për orë të tëra. Kjo bën që me kalimin e kohës ligamentet të dobësohen dhe shtrihen duke mos qenë më një mbështetje solide për peshën e gjoksit.
None found
2.Ushtrimet sportive me intensitet të lartë: Disa lloj ushtrimesh dhe stërvitjesh mund të ndikojnë në varjen e gjoksit. Pa marrë parasysh se çfarë stërvitje jeni duke bërë, sigurohuni që të keni veshur me një cilësi të mirë reçipetash sportive.
3.Mbajtja e recipetave gjatë gjithë kohës: Sipas një studimi mbajtja e recipetave gjatë gjithë kohës dobëson muskujt në gjoks, duke e bërë atë të varet. Por dhe mos mbajtja e tyre gjithashtu shkakton varje të gjoksit. Zgjidhja ? Vishni recipeta por mos harroni të rrini lirshëm dhe herë pas here.
4.Pirja e duhanit: Nëse keni nevojë për një arsye tjetër për të lënë duhani është VARJA E GJOKSIT. Çdo sasi e pirjes së duhanit dobëson dhe plak lëkurën duke ulur furnizimin me gjak në sipërfaqen e saj.
Valencia, dikur një prej skuadrave më të forta të futbollit evropian, po përjeton një rënie dramatike. Klubi që në vitet…
Mbi 38 mijë gra në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara si fermere, por shumë prej tyre përballen me mungesë…
TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…
Ambasada e SHBA ka reaguar lidhur me revoltën studentore që ka përfshirë vendin, ku sot u zhvillua protesta e 5-të…
Barcelona e mposhti Real Betisin me rezultat 5-2 në udhëtim, por ndeshja u shoqërua edhe me polemika pas përjashtimit të…
TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…