Categories: Uncategorized

Edhe në gjumë mund të biesh nga pesha, çfarë duhet të bësh para se të flesh

Të humbasësh peshë nuk është një proces i lehtë. Kërkon forcë dhe përkushtim. Ke nevojë të hash shëndetshëm, por edhe të ushtrohesh vazhdimisht – këto janë dy gjëra që të ndihmojnë për të arritur qëllimin, kështu që mbaji në mendje. Por edhe gjumi është i lidhur me shëndetin dhe rënien në peshë.

Edhe gjatë gjumit mund të djegësh kalori, që në mëngjes të mos e ndiesh veten të rëndë e me depozita yndyrore. Ç’është më e rëndësishme, ka një sërë gjërash që duhet të bësh për të ndihmuar trupin të djegë më shumë kalori dhe të humbasë peshë. Ndiqi me kujdes.

Mos bëj ushtrime para gjumit

Është e vërtetë, ushtrimet janë shumë të rëndësishme për të humbur peshë, por duhet të gjesh kohën e duhur për to. Koha më e mirë është në mëngjes, sepse të ndihmojnë për të pasur energji gjatë gjithë ditës. Megjithatë, nëse je ndër njerëzit që nuk i bën dot ushtrimet në mëngjes, atëherë sigurohu që të paktën të bësh ushtrime 4 orë para gjumit.

Ha më pak në mbrëmje

Zgjidhja më e mirë për ushqimin është vakte më të rënda në mëngjes ose edhe në drekë. Kjo sepse ke nevojë që t’i lësh kohë trupit të djegë të gjitha kaloritë e marra nga ushqimet para gjumit, sepse gjatë këtij procesi trupi nuk djeg energji. Kështu, darkën jo më vonë se 3-4 orë para gjumit.

Mos pi alkool para gjumit

Një gotë verë në vakt do të ishte shumë mirë, por nëse do të humbasësh peshë, më mirë harroji koktejlet e darkës. Alkooli ka sheqer, kështu që nëse e konsumon para gjumit, ka shumë mundësi që të shtosh në peshë. Plus, alkooli të dehidraton, të lodh dhe të rëndon një ditë më pas.

Fli mjaftueshëm

Me gjithë teknologjinë që na kërcënon ditë pas dite, sërish duhet të dimë që gjumi duhet bërë i plotë. Vendos një orë fikse kur të shtrihesh në shtrat dhe bëj gjumë 8 orë të plota. Sigurisht, mund të bësh edhe disa orë më pak gjatë netëve të vona, por studimet thonë se njerëzit që flenë 8 orë në natë djegin 20 për qind më shumë kalori gjatë ditës se pjesa tjetër e njerëzve që flenë më pak.

Fli në errësirë të plotë

Trupi ka vërtet nevojë për errësirë totale që të flejë mirë. Kjo do të thotë pa drita, sytë e mbyllur dhe asnjë shenjë apo dritë teknologjie. Kështu që largoje telefonin, mbylli sytë dhe mos lër asnjë dritë të depërtojë.

të fundit

FOTO/ Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Dj Geek, zbulon të dashurën e re

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek. Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen e tij, një…

12 minutes ago

Hetimet për vrasjen e Charlie Kirk, FBI ofron 100 mijë dollarë për informacion rreth autorit

FBI ka publikuar foto të të dyshuarit për vrasjen me armë zjarri të aktivistit konservator, Charlie Kirk, duke kërkuar ndihmë…

25 minutes ago

Prezantohet Edon Zhegrova, fjalët e para të tij si bardhezi: “Jam i lumtur që jam te Juvja!”

Dy nënshkrime të mëdha në orët e fundit të tregut të transferimeve të Juventusit: Edon Zhegrova dhe Lois Openda. Të…

1 hour ago

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfuduar pa ndonjë përparim,…

1 hour ago

Elisa Spiropali do ta zëvendësojë në Ministrinë e Jashtme, Igli Hasani uron kolegen dhe falënderon Ramën

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas largimit nga posti aktual dhe zëvendësimin e tij në këtë detyrë për…

2 hours ago

Nuk u fut dot në Kuvend/ Lapaj: Mandati ynë kundër establishmentit politik aktual, shihemi rrugëve të atdheut

Kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se mandati i tyre politik do të jetë në opozitë të…

2 hours ago