Categories: Uncategorized

E “torturuam” në verë, si të kujdeseni për lëkurën gjatë vjeshtës

Ekzema mund të jetë jashtëzakonisht irrituese dhe e dhimbshme për njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje e lëkurës. Ndërsa hyjmë në vjeshtë moti bëhet më i ftohtë dhe duhet të kujdesemi për lëkurën tonë.

Ekzema është një gjendje e lëkurës që e bën atë të irrituar, të skuqur, të thatë dhe të plasaritur.

Kjo është një gjendje afatgjatë e cila mund të përmirësohet ose të zhduket krejtësisht me kalimin e kohës, por disa pacientë mund të përjetojnë plasaritje të lëkurës gjatë gjithë jetës së tyre.

Ekzema dhe sëmundje të tjera të lëkurës si psoriasis, mund të jenë më zhvilluara në vjeshtë dhe në dimër kur moti bëhet më i ftohtë, prandaj është e rëndësishme që të kujdeseni për lëkurën duke minimizuar simptomat.

Për shkak të motit lëkura mund të bëhet e skuqur dhe e dehidratuar. Dehidratimi i lëkurës ndodh edhe për shkak të ekspozimit ndaj rrezeve të diellit dhe nxehtësisë për një kohë të gjatë.

“Vjeshta është koha më e mirë për të riparuar dhe përtërirë lëkurën pas dëmtimit gjatë muajve të verës si edhe një kohë ideale për të përgatitur lëkurën ndaj ashpërsisë së motit në dimër”, tha Dr Jennifer Crawley, dermatologe. “Për këtë arsye hidratimi është çelësi”, tha ajo.

Crawley këshillon përdorimin e kremrave në vend të locioneve, pasi kremrat janë më shumë hidratues për lëkurën shkruan tvklan.

Ajo gjithashtu rekomandon produkte me përbërës natyralë, sidomos nëse lëkura juaj është e ndjeshme.

Edhe më mirë se kremet janë pomadat. Pomadat janë trajtime hidratuese të aplikuara direkt në lëkurë për të zvogëluar humbjen e ujit dhe krijojnë një shtresë mbrojtëse.

të fundit

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

5 minutes ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

27 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

47 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago