Sipas disa sondazheve, afërsisht 75 për qind të grave shohin një rritje të pazakontë të qimeve ndërsa koha kalon, veçanërisht pas menopauzës.
Qimet e mjekrës, që janë problemi më i madh janë zakonisht shenjë e këtyre ndryshimeve hormonale, por dermatologët besojnë që gjenetika luan gjithashtu rol.
None found
Po cila është mënyra më e mirë për t’i hequr qimet në mjekër?
Nëse ke një apo dy, specialistët thonë t’i heqësh me pe ose dyllë, sepse këto mënyra e dëmtojnë më pak lëkurën, por gjithmonë laje fytyrën me ujë të ngrohtë më parë, kjo do të qetësojë folikulën dhe do të pengojë ngecjen e qimes.
Për të shmangur infeksionin, laje piskatoren me ujë dhe sapun dhe mbaje në një vend të thatë pas çdo përdorimi.
Fijet e bardha
Heqja e ndonjë thinje nuk do të nxisë mbirjen e saj në të njëjtin vend, siç mendojnë njerëzit, por mund të dëmtojë në mënyrë të qëndrueshme rrënjën e qimes dhe të krijojë zona pa flokë. Zgjedhja është juaja.
Qimet e hundës
Qimet e hundës janë filtër për mikrobet e dëmshme që thithim me ajrin çdo ditë. Heqja e tyre do të lejonte bakteret të hynin në trekëndëshin e rrezikshëm, zonën mes gojës dhe hundës ku kalon gjaku që shkon në tru.
Nëse bakteret grumbullohen aty mund të shkaktojnë infeksione të rënda, deri dhe në meningjit, kështu që priti nëse është e nevojshme, por mos i shkul ato qime.
Qimet e nishaneve
Ndryshe nga legjendat, nuk ka të dhëna që të heqësh qimet nga nishani dëmton, por mund të ndikojë që të infektohet nishani dhe të ketë hemorragji, që do tërhiqte më shumë vëmendje sesa një qime e vogël e hollë.
Qimet e sqetullës
Nuk e dimë pse do duhej t’i shkulje me këtë mënyrë, por nëse e bën, specialistët thonë që nuk është absolutisht një ide e mençur.
Mundësia e qimeve të brendshme rritet kur i shkul. Më mirë përdor një mënyrë më pak intensive, si brisk, dyllë, ose laser
Mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP ka rënë në 62,7 për qind, shumë larg nivelit prej 95 për…
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer sulme të kufizuara ajrore ndaj një sistemi kundërajror iranian në…
Një avion ushtarak amerikan ka goditur një anije mallrash në Gjirin e Omanit, pasi ajo dyshohet se kishte tentuar të…
Alarm për cilësinë e ujit të pijshëm në Vlorë, ku analizat e kryera në depozitën e kopshtit nr. 10 kanë…
Detaje tronditëse janë zbardhur nga hetimet për sulmin me armë zjarri në Krakov të Polonisë. [...] Read More... The post…
Deputeti i PS, Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ka folur në lidhje me kandidaturën e përfolur…