Categories: Uncategorized

Djersitja e tepërt, çfarë tregon për shëndetin tuaj?

Djersitja është një proces normal që ndodh në trupin tonë.

Temperaturat e larta bëjnë që trupi të djersitet dhe të nxjerrë jashtë toksinat.

Të lidhura

None found

Gjithsesi, djersitja e tepërt dhe aromat e pakëndshme, krijojnë situata të sikletshme. Nëse doni të parandaloni probleme serioze që mund të ndodhin në të ardhmen, duhet të dini patjetër me çfarë keni të bëni.

Për t’ju ardhur në ndihmë, “Bright Side” ka përgatitur një listë të shkurtër me shkaktarët e këtij problemi.

Stresi

Djersitja ekstreme mund të jetë pasojë e stresit. Djersa e shkaktuar nga ankthi dhe stresi gjithashtu ka aromë të pakëndshme.

Një problem me tiroidet

Hiperteroidizmi ndodh kur gjendja e tiroideve bëhet hiperaktive dhe prodhon më shumë seç duhet hormone. Kjo gjendje sjell nervozizëm, ankth, humbje peshe dhe shumë djersitje.

Niveli i ulët i sheqerit në trup

Niveli i ulët i sheqerit në trup shkakton djersitje edhe nëse temperaturat mund të jenë të ulëta. Kjo mund të sjellë lodhje, probleme me shikimin, uri etj.

Hiperhidrosis

Djersitja masive në vende të trupit si qafa, sqetulla, duart apo këmbët janë shumë të sikletshme. Këto pjesë të trupit ndikohen nga përqendrimi i lartë i gjëndrave të djersës, Hiperhidrosis shpesh herë shoqërohen me irritim apo probleme të lëkurës, por kjo gjendje mund të normalizohet me ilaçet e duhura të rekomanduara nga mjeku.

Pasojat e medikamenteve

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por djersitja mund të shkaktohet edhe nga një ilaç që jeni duke pirë. Për të qenë të sigurt, lexoni efektet anësore përpara se të filloni përdorimin.

Menopauza

Nëse keni djersitje masive, kjo mund të jetë edhe për shkak të menopauzës. Kjo sëmundje shoqërohet edhe me çrregullime të ciklit ose ndërprerje të tij apo dhe temperatura të larta trupore, si pasojë e ndryshimit të nivelit të estrogjenit.

Obeziteti

Obeziteti mund të vijë si pasojë e medikamenteve të ndryshme, një jetë pa aktivitete apo dhe ushqim jo i shëndetshëm. Kjo sjell jo vetëm djersitje në nivele të mëdha, por edhe probleme të mëdha shëndetësore./EO

të fundit

Manuel Neuer mund të vendosë një rekord të ri te Bayern Munich

Manuel Neuer mund të bëjë sot (e shtunë) historinë e Bayern Munichut. Portieri legjendar gjerman ka mundësinë të bëhet lojtari…

10 minutes ago

541 drejtues u ndëshkuan për shpejtësi të lartë gjatë gjashtë orëve të kontrolleve

Gjithsej 541 kundërvajtje për drejtim automjeti me shpejtësi mbi shpejtësinë e lejuar janë regjistruar në një kontroll të përforcuar aksionar…

12 minutes ago

Trazirat në Shqipëri shtojnë shqetësimin për një përshkallëzim të mundshëm, çfarë qëndrimi duhet të mbajë Kosova?

Protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama kanë vijuar edhe të premten në Shqipëri, ku studentët dhe nxënësit e gjimnazeve…

14 minutes ago

Mos i dhunoni fëmijët, po mbroni hajdutët/ Protestuesi kërkon ndëshkimin e policit që rrëzoi të riun

Një tjetër protestues, gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, ka kërkuar ndëshkimin e efektivit të policisë që, sipas tij, përplasi…

15 minutes ago

Si synon Kosova t’ia shpjegojë BE-së ligjin për Dhomat e Specializuara?

Shqetësimet e Bashkimit Evropian pas miratimit të ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë nxitur reagime në mesin e…

27 minutes ago

QSU-ja e FSK-së siguron për herë të parë riakreditim pesëvjeçar, njofton Maqedonci

Qendra për Studime Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka fituar për herë të parë riakreditimin pesëvjeçar, duke…

28 minutes ago