Categories: Uncategorized

Dieta 3-ditore pas festave që ju rikthen në formë

Nuk duam t’ju pyesim sa keni ngrënë për festa, mjafton të spiunojmë pak frigoriferin për ta marrë vesh. Nata e Vitit të Ri mund të quhet pa frikë si nata e abuzimit me ushqimin, ndoshta kjo është edhe mënyra më tradicionale për t’u ndarë nga viti që lëmë pas. Por pas haresë, shkëlqimit të festës dhe ushqimit të pafund është momenti të kujdeseni për veten.

Ju propozojmë një dietë tre ditore që do rizgjojë organizmin dhe do ju pastrojë nga toksinat e marra gjatë festave. Ky lloj detoksi është shumë i rëndësishëm për shëndetin kardiovaskular, qarkullimin e gjakut dhe sistemin e tretjes.

Ushqimet bazë të këtij regjimi pastrues janë panxhari, sallata jeshile, spinaqi, çikorja, radhiqet, selinoja, angjinarja dhe finoku. Zgjidhni proteina si peshku, mishi i bardhë i pulës, veza dhe djathërat pa yndyrë. Këto produkte riaktivizojnë metabolizmin.

Niseni mëngjesin me një gotë ujë të vakët, mund ta shoqëroni gjithashtu me limon, qitro dhe portokall. Më pas konsumoni kos, tërshërë, bukë integrale dhe pak fruta të thata. Dreka duhet të nisë me një sallatë mikse që duhet të shoqërohet me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe uthull balsamike.

Duhet ta përtypni mirë në mënyrë që të ndiheni të ngopur dhe të merrni të gjitha vitaminat dhe fibrat e saj. Për ta bërë më të shijshëm peshkun dhe mishin mund ta shoqëroni me një salcë me përmbajtje kosi, mustarde dhe lëng limoni të freskët.

Të apasionuarit e ëmbëlsirave duhet të heqin dorë nga bakllavaja dhe artileria e rëndë e të shërbetosurave. Mund të gatuani mollë ose ftonj në furrë me kanellë, arrë myshk dhe karafil. Mos ua hiqni lëkurën pasi aty janë përqendruar një pjesë e madhe e vitaminave. Living

të fundit

Horoskopi 3 Qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

DASHI Yjet do ua bejne me te bukur jeten ne cift sot. Partneri do jete i gatshem te beje gjithcka…

6 hours ago

Jenishehri zbulon se si mundet Serbia: Jam matematicien, Duka dhe Silvinjo janë xhelozë, duhet zhdukur xhelozia

Ish deputeti Selami Jenishehri, ka ndërtura një skemë, se si Shqipëria mund të mposhtë ekipin serb, por thotë se Armand…

6 hours ago

Armando Broja alarmon Shqipërinë, sulmuesi kuqezi ka hasur probleme muskulore para sfidës me Serbinë

Kombëtarja shqiptare ka kryer ditën e sotme stërvitjen në “Shtëpinë e Futbollit” në prag të përballjes me Serbinë ditën e…

6 hours ago

“Kaq budalla e dini Ramën, që t’ju japë qeveri teknike?”/ Flamur Noka: Zgjedhjet nuk do të njihen, si në Serbi

Flamur Noka thotë se zgjedhjet në Shqipëri ishin më keq se në Serbi dhe për këtë arsye nuk do të…

6 hours ago

Masazhi i Esterit për Anduelin, debat mes fermerëve në spektakël

Masazhi i Esterit për Anduelin është shndërruar sërish në temë debati dhe akuzash mes fermerëve edhe në spektaklin e mbrëmjes…

7 hours ago

Morata mendon lamtumirën përfundimtare me Milanin: Do të doja të kthehesha…

Alvaro Morata festoi para pak kohësh titullin kampion në Turqi me fanellën e Galatasaray. Sulmuesi i Kombëtares spanjolle do të…

7 hours ago