Categories: Uncategorized

Çfarë është “sindroma e rikthimit” që përjetoni pas pushimeve që mbarojnë?

Ekziston një armik i fshehtë që i pret pushuesit me t’u kthyer në qytet: ankthi.

Sipas një studimi Italian, është një ndjesi që bashkë me shqetësimin, pushton 7 në 10 qytetarë. Relaksi veror bëhet një kujtim i largët dhe shqetësimet e lëna në zyrë bëhen papritur të gjalla përpara se të kesh nxjerrë rrobat nga valixhja, si ankthi i ziles që çdo mëngjes do u japë jetë telasheve të përditshme.

Të lidhura

None found

Kjo është tabloja e gjetur nga një studim i Observatorit të Sanpelegrinos që ka mbledhur opinionet e mijërave qytetarëve përmes një monitorimi online mbi rrjetet kryesore sociale dhe forumeve dhe komuniteteve dixhitale.

Nga studimi del se pjesa më e madhe e individëve me kthimin në qytet, bien në humor të keq.

Qasja me rikthimin në qytet vjen e shoqëruar me ankthin (43%) dhe shqetësimin (33%). 27% rezultojnë të depresionuar dhe vetëm 21% janë të qetë.

Gjatë arratisjeve të pushimeve 6 në 10 qytetarë deklarojnë se nuk duan të mendojnë për rutinën që i pret. 47% e të anketuarve eviton të mendojë mbi ankthet në vendin e punës, 32% refuzon idenë e kthimit të jetës në qytet, të mendojë se nis një vit i ri dhe që duhet të bëjnë llogaritë sërish me zilen e mëngjesit. Kështu mes shqetësimeve të shkaktuara nga rikthimi, zbulohet se nuk jemi gati psikologjikisht, që vjen e pasqyruar me plogështi dhe mungesë përqendrimi.

Përshtatja me një ndryshim çon në sforcim – shpjegon Francesca Chiricozzi, psikoterapiste dhe neuropsikologe e Universitetit La Sapienza në Romë – kur kjo kërkohet në nivele shumë të larta dhe në kohë të shpejta, organizmi ynë i lexon këto kërkesa si sinjale që e shtyjnë në gjendje alarmi.

Nga këtu gjendja e stresit, aktivizimi i përgjigjeve të nevojshme për t’u mbrojtur nga situata e sikletit psikologjik. Ka nga ata pastaj që ndihen të rënduar pas pushimeve verore. “Rikthimi e përkthen ankthin të lidhur me rimarrjen e aktivitetit shkollor apo të punës”,- pohon Luca Piretta, mjek nutricionist dhe gastroeterolog, specialist në Shkencat e Ushqyerjes Njerëzore. Sa më drastik të jetë kalimi mes pushimeve dhe punës, aq më shumë është e dukshme ajo që mund të përkufizojmë si “sindroma e rikthimit”. Kjo është e karakterizuar nga sëmundje të përgjithshme, lodhje, këputje, acarim dhe shqetësime gjumi. Disa nga këto simptoma janë me burim psikologjie, të tjerat nga deficite ushqimore dhe dehidratimi.

Por çfarë tremb më shumë?

Sipas studimit në majë të mendimeve është puna, shqetësimet më të mëdha janë ideja e rikthimit dhe të mbyllurit në një vend fizik për të punuar , keqkuptimet me kolegët dhe punëdhënësit, ankthi i rezultateve dhe stresi i zhvendosjeve.

Për sa i përket ndryshimit të stilit të jetës, rikthimi në qytet shqetëson sepse risjell pakënaqësinë kronike ndaj asaj që bëhet, luhatjet e humorit që të bëjnë irritues dhe nervoz, koha e paktë në dispozicion për të parë fëmijët, prindërit apo partnerin.

Për rikuperimin e kushteve optimale duhet nisur fillimisht nga mëngjesi. Shumë botime shkencore tregojnë sesi të mos konsumosh vaktin e parë të ditës ul performancën e përqendrimit dhe rendimentin e aktiviteteve fizike. Edhe një raport i duhur i kripërave me ujin ndihmon mbajtjen e ekuilibrin si në tonin e humorit, ashtu edhe kapacitetit intelektuale.

të fundit

Dy të arrestuar në Çegran dhe Gostivar për dhunë ndaj bashkëshortes dhe ish-partneres

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin e Gostivarit, të dyshuar për dhunë fizike ndaj bashkëshorteve dhe ish-partnereve…

2 minutes ago

Isni Kilaj niset drejt Hagës: “Pres drejtësi” nga aktgjykimi i 17 nëntorit

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, njëherësh ish-pjesëtar i UÇK-së, ka njoftuar se sot është nisur për në Hagë, dy ditë…

24 minutes ago

Vritet në një sulm izraelit komandanti i Brigadës Rafah, i lidhur me planifikimin e sulmit të 7 tetorit

Samir Abu Younis, komandant i Brigadës Rafah, u vra në një sulm ajror izraelit në Gazën jugore, sipas një deklarate…

35 minutes ago

OBRM-PDUKM ngre dyshime për interesa biznesi të BDI-së dhe LSDM-së pas hyrjes së Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut

Partia në pushtet OBRM-PDUKM pretendon se pas hyrjes së “Alta Banka” në tregun financiar të Maqedonisë së Veriut qëndrojnë interesa…

41 minutes ago

Ndahet nga jeta në moshën 38-vjeçare bilardisti lushnjar Fogert Kallopi, sot ceremonia e varrimit

Një lajm i trishtë ka mbërritur së fundmi nga Lushnja pasi mësohet se ka mbyllur sytë në moshën 38-vjeçare bilardisti…

41 minutes ago

Luiza Gega wins Tirana Marathon’s 42-kilometre race and €5,000 prize

Atletja shqiptare Luiza Gega është shpallur fituese e Maratonës së Tiranës, duke triumfuar në garën kryesore prej 42 kilometrash. Në…

44 minutes ago