Categories: Uncategorized

Çfarë është sëmundja “Kawasaki” dhe si lidhet me Covid-19?

Specialistët e pediatrisë në Londër në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar që një numër i vogël, por në rritje i fëmijëve, sëmuren me një sindromë të rrallë që mund të lidhet me koronavirusin.

Të dielën, Shoqata e Kujdesit Pediatrik në Mbretërinë e Bashkuar (PICS) paralajmëroi për një rritje të vogël të numrit të rasteve të fëmijëve me sëmundje kritike, disa që kishin testuar pozitivisht për Covid-19, duke paraqitur “tipare të sindromës së shokut toksik dhe sëmundjes atipike ‘Kawasaki’ me parametra të gjakut “.

Çfarë është sëmundja Kawasaki?

Sëmundja Kawasaki, e njohur edhe si sindroma Kawasaki, është një sëmundje e rrallë në fëmijëri, e cila bën që muret e enëve të gjakut në trup të acarohen.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (NHS), ajo prek kryesisht fëmijët nën moshën 5 vjeç, megjithëse mund të prekë fëmijët e çdo moshe.

Simptomat përfshijnë një temperaturë të lartë që zgjat pesë ditë ose më gjatë, së bashku me një skuqje në qafë, buzë të thata e të plasaritura, gishtërinj dhe sy të kuq.

Nëse trajtohen, simptomat zakonisht bëhen më pak të rënda, tha NHS, duke shtuar se sëmundja nuk është ngjitëse.

“Për fat të mirë sëmundjet e ngjashme me Kawasaki janë shumë të rralla, pasi aktualisht janë komplikime serioze tek fëmijët në lidhje me Covid-19, por është e rëndësishme që klinikët të ndërgjegjësohen në mënyrë që të jenë në gjendje t’u japin fëmijëve dhe të rinjve kujdes të shpejtë, “- tha profesori Simon Kenny, drejtori kombëtar klinik i NHS për fëmijë dhe të rinj në një deklaratë dërguar CNN-it, të hënën.

Mostrajtimi i Kawasaki-t mund të rëndojë gjendjen shëndetësore të fëmijëve duke i rrezikuar edhe ndaj një ataku kardiak.

Çfarë e shkakton sëmundjen Kawasaki?

Ekspertët pranojnë se shkaqet e sëmundjes Kawasaki nuk janë kuptuar plotësisht, por mendojnë se fëmijët që e zhvillojnë mund të jenë të predispozuar gjenetikisht për të, pasi kanë trashëguar gjenet e caktuara nga prindërit.

Sëmundja në vetvete nuk është ngjitëse, sipas NHS, që do të thotë se nuk ka gjasa të shkaktohet vetëm nga një virus.

Cila është lidhja me Covid-19?

Lidhja midis sëmundjes Kaëasaki dhe Covid-19 është e paqartë, por profesionistët e kujdesit shëndetësor kanë siguruar prindërit se rreziku që fëmijët të sëmuren rëndë nga virusi mbetet i ulët.

të fundit

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…

47 seconds ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

36 minutes ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

55 minutes ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

1 hour ago

VIDEO/ Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, 21 të plago*ur, 3 në gjendje kritike

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…

2 hours ago

“Shuplaka” e fortë nga SHBA për Kosovën, zyrtari amerikan: Frustrimi i grumbulluar me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…

2 hours ago