Categories: Uncategorized

Ç’duhet të keni parasysh sa herë përdorni doreza (VIDEO)

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit njerëzit kanë nisur të përdorin në masë maskat dhe dorezat, si një nga këshillat kryesore për ta mbajtur virusin sa më larg vetes dhe të tjerëve.

Por ajo që një pjesë e mirë e njerëzve harrojnë është numri i madh i baktereve që mund të mbajnë dorezat nëse nuk veprohet siç duhet me to.

Një infermiere në Michigan, ka realizuar një video përmes së cilës tregon sa shpejt dhe sa lehtë mund të përhapen bakteret kur jemi në një supermarket dhe mbajmë doreza.

“Më tmerron vetëm ideja që njerëzit mendojnë se duke vendosur doreza janë të sigurtë dhe se nuk kanë asnjë shans për t’i bërë dëm vetes apo të tjerëve. Ne dimë që koronavirusi shpërndahet përmes kollës, teshtimës dhe me shumë mundësi edhe duke marrë frymë, gjë që e bën më përhapjen e mikrobeve shumë më të lehtë.”

Në videon e saj, ajo përpiqet t’ua shpjegoj njerëzve përmes një situate të supozuar. Fillimisht vendos dorezat, pastaj kap telefonin ndërkohë që del nga makina. Hyn në supermarket dhe merr disa letra higjenike. Më pas prek sërish telefonin.

“Të gjithë mikrobet tani janë përqëndruar tek dorezat tuaja. Tani e zëmë se unë po eci dhe më bie telefoni. E hap telefonin, shkruaj një mesazh ndërkohë që marr gjërat që më duhen për shtëpinë. Kujtoni gjithë mikrobet që janë mbledhur në doreza, në celularin tuaj dhe çdo gjë që prekni. Unë si infermiere di si t’i përdor dorezat dhe jam mësuar me to, por shumica e njerëzve jo. Ata i përdorin duke menduar se mund të mbrohen, por nëse nuk e bëjnë siç duhet nuk ka vlerë.”- vijon ajo.

Në momentin që heqni dorezat dhe prekni sërish celularin duke menduar se duart tuaja janë të pastra, sapo keni bërë gabimin numër 1. Sipas ekspertëve nuk ka asnjë vlerë mbajtja e dorezave nëse nuk lani duart sa herë prekni diçka. Kjo sepse çdo gjë që gjendej në doreza mund të kalojë në telefon dhe kështu nuk i shpëtoni dot përhapjes së baktereve . Mos mendoni se duke hequr dorezat duart tuaja janë të pastra. Jo, sepse telefoni juaj s’është dhe sapo e prekët sërish. Këshilla tjetër po aq e rëndësishme sa larja e duarëve është t’i hidhni dorezat menjëherë sapo të keni mbaruar veprimin.

të fundit

“Të hetohet urgjent Sako” – Durrësi nën ujë, PD HAP LETRAT: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna nga BE?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…

18 minutes ago

Hapja e 4 kapitujve të tjerë të negociatave, Spiropali: Tjetër moment i rëndësishëm drejt Evropës

Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…

34 minutes ago

PS nis punën për ndryshimin e Rregullores dhe ndarjen e komisioneve! Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare! Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme?

Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…

57 minutes ago

I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…

1 hour ago

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

3 hours ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

3 hours ago