Categories: Uncategorized

Botox në fytyrë? 6 gjëra që duhet të keni parasysh

1. Bëni shumë pyetje gjatë konsultimit tuaj

Tani nuk është koha për të qenë e turpshme. “Ju duhet të mësoni nga estetisti juaj se çfarë është saktësisht botox-i, si ka efektin, sa kohë zgjat, cilat janë rreziqet / efektet anësore dhe çfarëdo pyetje tjetër që mund të keni”, thotë Dr. Cangello.

2. Zgjidhni injektorin më të kualifikuar

“Po, botox-i është një zakon i shtrenjtë, por kujtesë: është fytyra juaj. Estetistët që kanë më shumë përvojë dhe njohuri rreth anatomisë dhe funksionit të fytyrës janë ato të certifikuara nga Bordi Amerikan i Kirurgjisë Plastike ose Kirurgjisë Plastike të Fytyrës. Është mënyra më e mirë për të minimizuar rrezikun e komplikimeve të injeksioneve të gabuara”, këshillon Dr. Cangello.

3. Nuk duhet të jeni shtatzënë apo të ushqeni fëmijën me gji apo të tentoni të mbeteni shtatzënë gjatë marrjes së botox-it. Kjo pikë është shumë e drejtpërdrejtë, madje duhet përsëritur. Nëse je pjesë e njërës prej këtyre tri kategorive, duhet doemoes të flasësh me mjekun më parë.

4. Nuk duhet të keni alergji nga veza ose nga produktet e tjera

Duhet të jeni shumë e sigurt për alergjitë tuaja, ato të trashëguara apo stinore dhe për këtë duhet folur me mjekun përpara se të bëni botox-in, sigurisht.

5. Duhet të qëndroni drejt për 4-6 orë pas injektimit

“Ju nuk duhet të ushtroheni ose të mbështeteni diku për rreth katër deri në gjashtë orë pas procedurës së botox-it. Kjo për të minimizuar heqjen e toksianve nga muskujt që nuk kanë për qëllim të trajtohen.

6. Shmangni trajtimet e fytyrës ose lëkurës rreth zonës ku keni kryer botox shkruan class.

“Ju nuk dëshironi që lëkura juaj të jetë e ndezur gjatë gjithë kohës, sidomos kur keni bërë injeksione”, thotë Dr. Cangello. Ndaj, rezervohuni në çdo lloj trajtimi tjetër përreth zonës ku keni bërë injeksionet, të paktën deri sa lëkura të qetësohet dhe të marrë një pamje normale.

të fundit

DW: Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Belinda Ballukut

Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk arriti të merrte vendim…

20 minutes ago

Rama ndan pamjet: Rruga panoramike e Shirokës, në fazën përfundimtare

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga rruga panoramike e Shirokës. Rama shprehet…

35 minutes ago

FIFA i bllokon merkaton klubit të Kristiano Ronaldos

Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…

1 hour ago

Presidenti Putin: S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt

Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës, nëse Rusia trajtohet me respekt…

1 hour ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 20 Dhjetor 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e…

1 hour ago