Nëse je akoma me teorinë e vjetër, që pretendon se pas perëndimit të diellit, të gjitha ushqimet nuk kanë limit, atëherë është koha ta sqarosh këtë keqkuptim. Në fakt, asnjë ekspert shëndeti nuk të këshillon të mbushësh barkun me çdo lloj ushqimi para se të flesh, por nuk është turp të kesh një gjellë të shëndetshme për darkë, të lehtë, që të të mbajë të ngopur dërisa të flesh. Por ka një ushqim që nutricionistët të këshillojnë ta shmangësh në darkë. Jo vetëm sepse nuk të lejon të bësh gjumë të qetë, por edhe sepse shton sasinë e sheqerit në trup, e cila, siç dihet, është pengesë e gjumit të mirë.
Drithëra me sheqer
None found
Është koha të ndajmë një fakt nga fiksimi kur bëhet fjalë për drithërat. Një tas i mbushur plot me drithëra dhe me qumësht para se të flesh nuk është zgjidhje e keqe, por jo shumë e rekomanduar për darkën. Por sidomos nëse drithërat janë me ëmbëltues — që shumica prej tyre janë (ngjyrosës, shurup apo çdo lloj tjetër ëmbëltuesi). Sheqeri mund të të ngacmojë gjatë natës, të rritë presionin e gjakut.
Lajm i mirë është se të gjitha drithërat nuk janë jashtë kufijve. Kontrollo etiketat me kujdes dhe zgjidh markat që përmbajnë drithëra të plota, pa sheqer dhe me shumë fibra. Një filxhan drithëra është i mirë, por një tas para gjumit nuk do të të ndihmojë të ndihesh e qetë para gjumit.
Një alternativë më e mirë: kosi grek
Një zgjedhje e mençur për darkën (pas orës 8) është kosi grek. Përmban proteina, ka pak yndyrë, por është mjaft i lehtë për të mos rënduar stomakun. Një filxhan kos grek me boronica është një zgjidhje e shëndetshme.
Shkëlzen Bushi, një nga protestuesit e shoqëruar nga policia pas protestës së zhvilluar një ditë më parë para Parlamentit, ka…
Në Gjirokastër në orët e mesditës të së kësaj të mërkure është shfaqur një zjarr problematik në zonën e Gërhotit.…
Shoferët që kalojnë tranzit nëpër Maqedoninë e Veriut do të përfshihen në sistemin "Safe City", do të ketë edhe gjoba…
Tre persona kanë humbur jetën nga asfiksia, pasi mijëra tifozë mbushën rrugët e Ciudad de Mexico për të festuar kualifikimin…
Pesëmbëdhjetë vjet më parë, Bugatti bashkëpunoi me Königliche Porzellan-Manufaktur Berlin për të krijuar një Veyron Grand Sport të veçantë.Ajo që…
Pothuajse një dekadë më vonë, shumë gjëra kanë ndryshuar me SUV-in e parë të Lamborghini-t.Urus origjinal debutoi me një motor…