Categories: Uncategorized

As perde e as grila, pse holandezët lejojnë të shihet nga jashtë çdo gjë që ndodh në shtëpitë e tyre

Për shumë vizitorë, teksa enden rrugëve mahnitëse të Amsterdamit apo qyteteve të tjera, një nga zbulimet më interesante është fakti se mund të shohin lehtësisht brenda shtëpive të tyre

Vendasit nuk i mbyllin perdet, nuk kanë grila ose në disa raste, nuk kanë perde fare.

Të lidhura

None found

Një sërë pyetjesh janë ngritur për këtë fenomen: Është një mentalitet për të thënë “Unë s’kam asgjë për të fshehur” apo për të thënë “Shiko çfarë kam unë?”. Apo të dyja?

Shpjegimi që përdoret më shpesh i referohet traditës fetare protestante të kalvinizmit, që këmbëngulte se qytetarët e ndershëm nuk kanë asgjë për të fshehur.

Megjithatë, dëshira për të treguar orenditë dhe mobiliet mund të jetë një tjetër shpjegim. Rritja e standardeve të jetesës me kalimin e kohës e kanë nxitur më tepër dëshirën për të shfaqur çfarë zotëron.

Të tjerë thonë se ky fenomen shpjegohet edhe nga mënyra si bëhej biznes në kohët e vjetra. Njerëzit linin perdet hapur për të treguar dhomat me mobilie, dekorime, vepra arti, si një mënyrë për t’u promovuar te tregtarët, shkruan Anabel.

Gjithashtu mendohet se tradita daton në 1950-n dhe ka filluar të ndryshojë. Hilje van der Horst dhe Jantine Messing, antropologë, hulumtuan këtë dukuri në vitin 2006 dhe vunë re se perdet e hapura ishin më të pranishme në komunitete ku njerëzit janë në kontakt dhe kanë një lloj raporti me njëri-tjetrin.

Një tjetër shpjegim është edhe kultura e vendasve, që duan të shohin çfarë ndodh përtej dritares. Ata pëlqejnë të shohin dritat, njerëzit që ecin, nxitimin e mëngjeseve etj. Ndërveprimi brenda-jashtë ndihmon në nxitjen e kulturës së hapur, për të cilën holandezët njihen.

Shënim: Protestantizëm – emërtim i përbashkët i disa besimeve të krishtera, që u shkëputën nga Kisha Katolike në shekullin XVI. Kalvinizëm – degë e protestantizmit që ndjek traditën teologjike të John Calvin, një nga teologët e epokës së Reformimit.

të fundit

Ahead of the NATO summit in Ankara, Rutte: Europe and Canada are moving closer to the US on defense spending

Pak përpara samitit të NATO-s në Ankara, sekretari i përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, deklaroi se vendet europiane anëtare së…

1 second ago

Exchange rate / At what rates the dollar and euro are bought and sold, what is happening with other currencies

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me…

6 seconds ago

Today marks the 38th consecutive protest, citizens refuse to back down: Rama resigns

Për të 38-ën ditë radhazi, qytetarë do te mblidhen në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke vijuar protestën e tyre me kërkesën…

15 seconds ago

NATO summit in Turkey/ After the latest Russian attacks, Zelensky will seek more air defense systems

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të shfrytëzojë samitin e NATO-s në Turqi për t’u bërë thirrje aleatëve të Kievit…

25 seconds ago

Weather forecast for today, July 7, 2026

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim…

35 seconds ago

A Bola sulmon ashpër Martinezin dhe Ronaldon: “Qershia mbi tortën e tmerrit, egos dhe arrogancës”

Është koha për t’i dhënë fund ciklit të kapitenit që ka zgjatur shumë. Me Roberto Martinez në stol, Portugalia ka…

3 minutes ago