Categories: Uncategorized

A shkakton kafja dhimbje koke?

Mbarëvajtja e të gjithë organizmit është çelësi i një jete të gjatë. E për ta arritur këtë një stil jetese i shëndetshëm është gjithnjë i nevojshëm.

Filloni nga ushqimi, ajo çfarë konsumoni çdo ditë është më e rëndësishme nga sa mund të duket në moment. Çdo ushqim, gatim apo pije jep efektet e veta në organizëm, qofshin këto pozitive apo negative. Në këtë përfundim kanë dalë edhe mjekët në një stadium të fundit.

Të lidhura

None found

Si ndikon kafeina tek migrena

Migrena është një sëmundje kronike që shkakton dhimbje të vazhdueshme koke. Ajo mund të shfaqet pa pritur në çdo fazë të jetës. Megjithëse shpesh herë shkaqet nuk janë në dorën e personave që vuajnë nga kjo sëmundje, stili i jetesës mund të jetë favorizues ose jo. Ka një diskutim të gjatë dhe të njohur mbi konsumimin e kafeinës dhe dhimbjen e vazhdueshme të kokës.

Një studim i Universitetit të Harvardit, hedh dritë mbi disa të dhëna në lidhje me sëmundjen e migrenës. Ekspertët mblodhën të dhëna nga përafërsisht 100 persona, të cilëve iu duhej të shënonin sasinë e saktë të konsumimit të kafes në ditë.

Këtu u përfshinë edhe pije të tjera me përmbajtje të lartë kafeine siç janë çajrat e fortë, si çaji i zi apo pijet me gaz. Të gjithë pjesëmarrësit në studim kishin shenja të kësaj sëmundje kronike dhe dhimbje koke të vazhdueshme. Rezultatet treguan se gjatë konsumimit të këtyre ushqimeve specifike, dhimbja e kokës ndër këta persona bëhej më intensive dhe e shpeshtë.

Sa është doza ditore që duhet të konsumoni

Ekspertët rekomandojnë që nëse vuani nga migrena të mos konsumoni më shumë se tre filxhanë kafe në ditë. Sasia e kafeinës është e ndryshme në pije të ndryshme, por nuk duhet të kaloni 180 mg në ditë. Nëse konsumoni tre kafe ekspres në ditë kujdesuni që të mos konsumoni pije të tjera që kanë përmbajtje kafeine. Evitoni konsumimin e kafes gjatë krizave të dhimbjes së kokës.

Pasi jo vetëm që nuk do t’jua pushojë, por do të japë pasoja edhe të nesërmen. Nëse jeni konsumues të rregullt të kafes dhe nuk hiqni dot dorë nga kjo pije sigurohuni që të qëndroni në sasitë e paracaktuara nga mjekët./agroweb

të fundit

Shehaj në ditën e 161-të të protestës: Shqiptarët kërkojnë ndryshimin e klasës politike të korruptuar

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar nga protesta që ka hyrë në ditën e 161-të, duke theksuar se…

7 minutes ago

Molotov para Kryeministrisë pas zhvendosjes së protestës

LIVE- Protesta zhvendoset para Kryeministrisë, hidhet molotov [...]Read More...

18 minutes ago

Pas 18 muajsh në Anfield, Jeremie Frimpong mund të vijojë karrierën në Arabinë Saudite

Jeremie Frimpong mund të largohet nga Liverpooli vetëm 18 muaj pas transferimit të tij në Anfield, pasi raportohet se klubi…

23 minutes ago

Policia përdor ujë me presion ndaj protestuesve mes tensioneve para Ministrisë së Arsimit

Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve [...]Read More...

33 minutes ago

Pas disa orësh proteste te Ministria e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë [...]Read More...

34 minutes ago

Aleksandar Jovicic pas fitores ndaj Laçit: Marrëveshja me trajnerin Karoglan dhe ndeshja e kaluar kryesisht në mbrojtje

Mbrojtësi boshnjak, Aleksandar Jovicic, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën Laçi – Partizani, të fituar 1 -…

35 minutes ago