Categories: Uncategorized

A mund të infektoheni nga Koronavirusi prej pakove që vijnë nga Kina?

Nëse keni porositur diçka nga Alibaba apo AliExpress, nuk jeni të vetmit. Nëse keni frikë ta merrni në postë se mos ju infekton me koronavirus, gjithashtu nuk jeni të vetmit.

Një shqetësim të tillë patën edhe disa amerikanë, të cilëve iu përgjigjën zyrtarë të Center for Disease Control. Nuk ka prova që vërtetojnë se koronavirusi mund të përhapet përmes mallrave të importuar.

Të lidhura

None found

“Në përgjithësi, ngaqë koronaviruset nuk mbijetojnë dot gjatë në sipërfaqe të pajeta, shanset që të përhapet nga produktet e ardhura nga Kina janë shumë të pakëta,” tha Dr. Nancy Messonnier e CDC.

Edhe në rastin më të keq – nëse një person i infektuar tështin mbi çantën e porositur, niset me postë dhe i bie në duar marrësit – rreziku është thuajse zero.

Mbi këtë virus specifik dihet shumë pak sepse është i ri, por viruset e ngjashmee SARS dhe MERS, mund të jetojnë vetëm për pak orë në sipërfaqen e një objekti.

Në mënyrë tipike duhen të paktën tre ditë që një paketë të mbërrijë nga Kina në Kaliforni, sipas UPS dhe FedEx. Kështu që virusi nuk do të jetë në gjendje të mbijetojë aq gjatë .

Ndërsa në vendin tonë që një pako të vijë nga Kina duhet të paktën një javë, kështu që virusi s’do të mbijetonte sa për të infektuar marrësin e pakos. Këta lloje virusesh mund të kalojnë nga njeriu në njeri.

Përsa i përket importimit të kafshëve ose produkteve shtazore të importuara nga Kina, CDC nuk ka asnjë provë që sugjeron se ato paraqesin rrezik .

“Ne nuk e dimë nëse ky virus do të veprojë njësoj” si SARS dhe MERS, tha Messonnier. “Por nuk ka prova që të mbështesin transmetueshmërinë dhe nuk ka raste në SH.B.A. apo vendet e tjera që vinë nga mallrat e importuara.”

të fundit

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

5 hours ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

5 hours ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

6 hours ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

6 hours ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

6 hours ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

6 hours ago