Sipas një studimi të kryer mbi 44 mijë njerëz nga autoritetet shëndetësore kineze, gratë kanë më pak gjasa të vdesin nga koronavirusi se burrat. Studimi i cili analizoi ndikimin te njerëzit e prekur nga Covid-19, zbuloi se vdesin 2.8% e burrave të infektuar në krahasim me 1.7% të grave.
Kur vjen puna te vdekshmëria e sëmundjes, mosha luan një rol të rëndësishëm. Po ashtu edhe seksi. Të dhënat dëshmojnë se 0.2% e fëmijëve dhe adoleshentëve vdesin nga Covid-19 në krahasim me 15% të 80-vjeçarëve e lart.
Por pse?
Ekspertët besojnë se stilet e jetesës së grave mbajnë meritën. Gratë kanë më pak gjasa të marrin infeksione të kësaj natyre që besohet se vjen si pasojë e tendencës më të ulët për të pirë duhan. Në Kinë, ku u mblodhën të dhënat, kjo hipotezë ka bazament të fortë pasi atje pinë duhan 52% e burrave në krahasim me 3% të grave.
Ekspertët përmendin edhe arsyet biologjike. Paul Hunter, profesor në University of East Anglia tha për BBC: “Gratë kanë sisteme imunitare krejt ndryshe nga burrat. Gratë kanë më shumë shanse të vuajnë nga sëmundjet autoimunitare dhe është vërtetuar se prodhojnë antitrupa më të mirë kundër gripit.”
Për sa i përket fëmijëve, besohet se prindërit i mbajnë të vegjlit larg të sëmurëve, aq më tepër në situata të tilla.
Pse vdesin njerëzit e moshuar?
Ky është një kombinim i dy gjërave – një sistem imunitar më i dobët në radhë të parë dhe trupi i cili është më pak i aftë për t’a përballuar.
Sistemi ynë imunitar dobësohet me kalimin e moshës.
A mund të infektohen fëmijët me koronavirus dhe cilat janë simptomat?
Ekzistojnë informacione shumë të kufizuara për simptomat e Covid-19 te fëmijët, por ato duket se janë të buta – ethe, hundë dhe një kollë e lehtë.
Ka pasur disa raste me komplikime më të rënda. Ata me probleme të tjera shëndetësore, të tilla si një sistem imunitar i dobët ose astmë e rëndë, janë në rrezik më të madh. Por në përgjithësi virusi duket se është më i butë te fëmijët.
Producentja e Big Brother VIP Albania, Sara Hoxha teksa ka dhënë një intervistë për karrierën profesionale, ka folur sigurisht edhe…
Pasditen e sotme u zhvillua në Bruksel, Konferenca e 5-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, e cila miratoi hapjen e…
Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme njoftoi se ndaj veliajt janë shtuar edhe 6 akuza të tjera, ndërsa së bashku…
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka folur për raportin e tij me homologun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald…
Kjo e premte do të jetë vendimtare pasi do të përcaktojë titullon kampion në Serinë A. Dhe fati i këtij…
Drejtori sportiv Deko analizoi situatën aktuale te Barcelona dhe rinovimin e fundit të kontratës së Hansi Flikk. Për “RAC-1”, drejtori…