Categories: Uncategorized

Të lodhur dhe të mërzitur? Këto 8 ushqime përmirësojnë humorin

Kur përjetojnë një gjendje të rënduar mendore dhe shpirtërore, nuk janë të paktë njerëzit që drejtohet te ushqimi si një mënyrë për t’u ndjerë më mirë. Sidoqoftë, ushqimet e pasura me sheqer kanë pasoja negative në shëndet. Kohëve të fundit, janë realizuar një sërë hulumtimesh për lidhjen mes ushqimit të shëndetshëm dhe përmirësimit të shëndetit mendor.

Duhet të theksohet se gjendja shpirtërore dhe mendore mund të ndikohet nga një sërë faktorësh, si stresi, mjedisi, gjumi, gjeterika, çrregullimet e humorit, por edhe mangësitë në ushqim.

Të lidhura

None found

Prandaj është me rëndësi të konsumohen ushqime të shëndetshme që përmirësojnë gjendjen shpirtërore, si:

1.Peshku – acidet yndyrore omega-3 janë një grup yndyrnash thelbësore, të cilat duhet të merren patjetër, pasi trupi nuk mund t’i prodhojë vetë. Peshqit e pasur me omega-3, si salmoni për shembull, ndikojnë në përmirësimin e shëndetit dhe studiohen për uljen e nivelit të depresionit.

2.Çokollata e zezë – çokollatat me qumësht mund të përmbajnë përbërës të shtuar si sheqer dhe yndyrë, prandaj është më mirë të zgjidhni çokollatën e zezë, e cila përmban më pak sheqer të shtuar dhe përmes shijes, cilësisë dhe aromës ndikon te përmirësimi i humorit.

3.Ushqime të fermentuara – (kos, turshi) përmirësojnë shëndetin dhe gjendjen e aparatit tretës, pasi ndikojnë në rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrët tuaja dhe mund të rrisin nivelit e serotoninës.

4.Bananet – janë të pasura me vitaminë B6, që ndihmon në sintetizimin e dopaminës dhe serotoninës, të cilat ndikojnë në përmirësimin e humorit.

5.Tërshëra – është një burim i shkëlqyeshëm fibrash. Konsumi në mëngjes siguron humor të mirë dhe energji.

6.Frutat e pyllit – janë të pasura me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në menaxhimin e depresionit dhe çrregullimet e tjera të humorit.

7.Kafeja – është pija më e njohur sot në botë, që duket se e bën botën më të lumtur. Kafeina parandalon lodhjen dhe rrit përqëndrimin. Për më tepër, ndikon çlirimin e neurotransmetuesve që nxisin humorin, si dopamina dhe norepinefrina.

8.Fasule dhe thjerrëza – përveçse janë të pasura me fibra dhe proteina me bazë bimore, janë plot me lëndë ushqyese. Ato janë burim i shkëlqyer vitaminave B, të cilat përmirësojnë gjendjen shpirtërore.

të fundit

Malisheva nis largimet para sfidës me Vllazninë, largohet edhe ish-mbrojtësi i Superiores

VllazniaKlubi i Malishevës ka nisur të spastrojë ekipin në prag të Kupave të Evropës, aty ku në fazën e parë…

7 seconds ago

“Për herë të parë po sfidohet pushteti i tij” – Washington Post për protestat në Shqipëri: Gjenerata Z ia prish llogaritë Ramës

Nga: Agon Maliqi Politolog nga Kosova dhe bashkëpunëtor i lartë në Atlantic Council Washington Post/ Kryeministri socialist i Shqipërisë, Edi…

32 seconds ago

“Don’t even think about resigning”/ Rama publishes a citizen’s message: Nothing can stop us

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i…

5 minutes ago

Currency Exchange Today/ Here Is How Much the Main Currencies Are Bought and Sold For and How Other Currencies Are Moving

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me…

5 minutes ago

Thursday with clear skies in most of the country, light rain and isolated thunderstorms in some areas

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme edhe gjatë ditës së enjte, me mot…

6 minutes ago

INSTAT: Assessing Emigration in Albania Remains Difficult, Several Data Sources Need to Be Combined

Shqipëria përballet me një sfidë që shkon përtej vetë emigracionit dhe qe lidhet konketisht me matjen e tij [...] Read…

6 minutes ago