Categories: Uncategorized

7 truke të thjeshta që do ju bëjnë shefin më të mirë të kuzhinës

A ndiqni pikë për pikë një recetë kur gatuani muffins dhe prapë nuk dalin ashtu siç duhet? Endërroni për një pica krokante po ju del krejt e kundërta? Mos u zhgënjeni, pasi këto gjëra mund të rregullohen plotësisht.

E gjithë ajo çka duhet të bëni është të ndiqni këto truke të thjeshta. Madje nuk është nevoja të shpenzoni shumë para.

Ja disa sekrete që mund t’ju bëjnë shefin më të mirë në botë (përsa i takon kuzhinës sigurisht):

Për të bërë picën shpejt

Në mënyrë që të gatuani pica me një kore të mprehtë, duhet të ndiqni një rregull të thjeshtë: Temperatura duhet të jetë aq e lartë sa mund të mbajë furra juaj. Ngrohni furrën për rreth 30 minuta dhe piqni picën tuaj për 5-10 minuta në varësi të temperaturës.

Skuqja e orizit

Orizi ndonjëherë është i vështirë të gatuhet pa e ngjitur, ose pa përfunduar si qull pas gatimit. Por, provoni ta skuqni pak me vaj dhe pak gjalpë. Menjëherë shtoni pak ujë për të mbuluar orizin dhe e lini të ziejë për 15-20 minuta.

Si të pjekësh pulën në mënyrë të saktë

Gjoksi i pulës piqet më shpejt sesa këmbët e saj, kështu që pula të piqet në mënyrë të barabartë, ndiqni këto dy këshilla: Vendosni pak akull tek gjoksi i pulës 30 minuta para se ta fusni në furrë, ose futeni pulën në furrë dhe pas 30 minutash kthejeni nga ana tjetër. Gjithashtu mos harroni ta fshini lëkurën e pulës me një peshqir, për t’i hequr ujin. Kjo do ta bëjë shumë të shijshme pulën pas pjekjes.

Qëroji karotat para se t’i ziesh

Nëse doni që karotat të ruajnë ngjyrën e tyre gjatë zierjes, duhet t’i hiqni lëkurën. Në pamje të parë duket e kundërta, por të jeni të sigurtë se në këtë mënyrë ngjyra e tyre nuk do të zbehet.

Si duhet gjalpi?

Përdorni gjalpë të ftohtë kur doni t’i ktheni gjërat krokante, gjalpë të ngrohtë për një pjekje të mirë. Gjalpi është sekreti për ushqime të pjekura shijshëm. Rregulli i sipërm është i thjeshtë dhe nëse doni ta vërtetoni, thjesht provojeni!

Bëni pure me lloje të ndryshme patatesh

Sa më shumë niseshte të kenë patatet, aq më e shijshme bëhet pureja. Megjithatë tek disa patate niseshteja mungon, prandaj rekomandohet të përzieni disa lloje të ndryshme patatesh për të marrë kombinime ideale.

Përdorni akull për të bërë qoftet

Akulli është mënyra më e mirë për të bërë qoftet e lëngshme dhe të lehta. Merrni disa kuba akulli, i vendosni në një qese dhe i shtypni për t’i thërrmuar. Më pas ia shtoni masës së qofteve, bëni topthat dhe i vendosni për t’i skuqur. Qoftet do të ruajnë më së miri formën e tyre./neps.al

të fundit

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë, merr 84 vota pro! Mazhoranca duartroket, opozita proteston

Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…

4 minutes ago

PS propozoi Niko Peleshin/ Nis votimi i fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, opozita bojkoton procesin, hedh pankarta te kutia e votimit

Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…

28 minutes ago

PD mban 1 minutë heshtje në nder të Azem Hajdarit, mazhoranca nuk i bashkohet

Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…

38 minutes ago

Legjislatura e re parlamentare, betohen deputetët e Kuvendit

Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…

58 minutes ago

EMRAT/ Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…

1 hour ago

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

2 hours ago