Jemi dakort: Shën Valentini është dita më romantike e vitit, por jo gjithmonë planet e surprizave shkojnë sipas parashikimit.
Duhet të përgatiteni, sepse ndodh të mos jetë gjithmonë ‘shtrat’ me lule. Mund të keni ëndërruar vaskën me ujë të ngrohtë, rrethuar nga drita e qirinjve, ndoshta dhe një tryezë të shtruar me pjata elegante, por kujdes, mund edhe të pësoni zhgënjim. Dhjetë persona të ndryshëm kanë treguar dhuratat më të çuditshme dhe njëkohësisht të sikletshme, që kanë marrë për 14 shkurtin.
None found
1. Mish i prerë dhe i gatuar në formë zemre. “Dukej si akt kanibal”, ka shpjeguar ‘viktima’.
2. Pastrues dhëmbësh me mbishrkrimin “His & Hers” (i atij dhe asaj). Sado romantik të duket shkrimi, 14 shkurti nuk është dita ideale që të përqendrosh vëmendjen tek higjiena orale.
3. Letër higjienike me fraza romantike të dedikuara për partnerin… Le të themi se ky është një nivel krejt tjetër!
4. Sado i ëmbël të duket si gjest, një djalë nga SHBA ka një lutje për të gjitha vajzat: KURRË mos dërgoni një bandë muzikore në vendin ku punon partneri, për të luajtur enkas për këtë të fundit. Sikleti para kolegëve do të jetë më i madh se sa kënaqësia e ‘dhuratës’.
5. Nëse po mendoni t’i dhuroni partneres të brendshme seksi, sigurohuni të zgjidhni masën e saj dhe jo të një rinoceronti. As nuk do të shijoni pamjen e pretenduar, as nuk do t’i shpëtoni krizës nervore me temë: “Ah, domethënë kaq e shëndoshë të dukem?!”
6. Ka dhe nga ato raste që si dhuratë paketojnë një tost. Nëse e keni ndërmend, kujtohuni që këtë mund t’ia dhuroni prindërve në përvjetor martese, jo partnerit apo partneres.
7. Dhe dhurata më e keqe është…të mos bësh fare dhuratë. Prandaj, nëse ende nuk e keni ndarë mendjen, bëni mirë t’i mbyllni blerjet tani!
Valencia, dikur një prej skuadrave më të forta të futbollit evropian, po përjeton një rënie dramatike. Klubi që në vitet…
Mbi 38 mijë gra në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara si fermere, por shumë prej tyre përballen me mungesë…
TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…
Ambasada e SHBA ka reaguar lidhur me revoltën studentore që ka përfshirë vendin, ku sot u zhvillua protesta e 5-të…
Barcelona e mposhti Real Betisin me rezultat 5-2 në udhëtim, por ndeshja u shoqërua edhe me polemika pas përjashtimit të…
TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…