Categories: Uncategorized

6 ide mëngjesi nga personazhet e njohur

Nëse je e lodhur me mëngjeset e përditshme dhe dëshiron disa ide mëngjesi nga personazhet e njohur për vaktin e parë të ditës, këtu ka disa ide janë vërtet interesante dhe për t’u marrë në konsideratë. Kur bëhet fjalë për mëngjesin, smoothies është gjithmonë një variant shumë i mirë për këdo, por këtu mund të gjesh disa receta origjinale dhe shumë interesante. Shiko këto 6 ide mëngjesi nga të famshmit. Mund të gjesh edhe mëngjesin tënd në këtë listë.

Gwyneth Paltrow – mëngjes i pasur me proteina

Të lidhura

None found

E urren apo e pëlqen, Gwyneth Paltrow është një personazh i njohur për mënyrën e shëndetshme të të ushqyerit. Sipas revistës “Shape”, Gwyneth thotë se ditën dëshiron ta nisë me shumë proteina, duke përfshirë një vezë omëletë me avokado dhe bukë pa gluten. Një mëngjes i mirë për zemrën, pa yndyra dhe i pasur me proteina. Paltrow ndjek një dietë nga Frank Lipman, e cila nuk përmban gluten. Sipas saj, nëse e nis ditën me proteina, me pak karbohidrate dhe me yndyra të shëndetshme – është një mënyrë e shkëlqyer për të menaxhuar sheqerin në gjak, por edhe për të shuar urinë.

Brooke Burke – smoothies me zarzavate

Brooke Burke është një mami me trup mjaft në formë, që përveç se është shumë e lidhur me palestrën, di edhe të ushqehet mirë. Burke thotë se mëngjesi më i mirë për të është një përzierje e shpejtë dhe e lehtë lëngjesh: uji i arrës së kokosit, boronicat dhe lakrat jeshile. Nëse kërkon një recetë të mirë mëngjesi, Burke të këshillon një smoothie të tillë, mjaft e pasur me kalium dhe shumë e shëndetshme.

Chrissy Teigen – një vakt i pasur

Supermodelja Chrissy Teigen është një nga modelet që dëshmon se ato nuk jetojnë me sallatë dhe karota. Teigan ndjek një mënyrë të ushqyeri me pak karbohidrate. Ajo tregon se nuk fokusohet te kaloritë, por tek ushqimet e pasura me proteina dhe yndyra të shëndetshme. Mëngjesi ideal për Teigan është një proshutë gjeldeti dhe vezë me avokado. Ky është një opsion i mirë dhe i pasur me proteina, sipas saj, madje nëse nuk të pëlqen mishi, vezë dhe avokado është një kombinim i mirë që të ngop dhe kontrollon nivelin e sheqerit në gjak.

Maria Menounos – mëngjes i thjeshtë dhe i ëmbël, me proteina

Nëse kërkon gjëra të thjeshta dhe të ëmbla, provo të hash një mëngjes si ai i Maria Menounos, e cila në dietën e saj përfshin një mëngjes të pasur me proteina. Kos grek, të pasur me proteina, boronica të pasura me antioksidantë dhe fibra, vitaminë C, alumin dhe vitaminë B12. Nëse nuk ke mundësi për kosin grek, thotë Maria, në disa markete mund të gjesh edhe kos vegan për zgjedhjen e mëngjesit.

Padma Lakshmi – vezë

Ylli i “Bravo’s Top Chef” zgjedh një mënyrë shumë të thjeshtë për mëngjes. Ajo preferon vezët dhe një nga mënyrat më të mira është vezë e përgatitur me brumë buke dhe lëng frutash të freskëta. Lakshmi, po ashtu pëlqen edhe vezët e fërguara me mango. Si shumë personazhe të tjerë, edhe kjo bukuroshe vlerëson një mëngjes të pasur me proteina dhe veza është zgjedhja e duhur për këtë. Nëse ha vezë në mëngjes, është mënyra më e mirë për të vënë në punë metabolizmin dhe për të shuar urinë.

Jennifer Lopez – smoothies me proteina

J Lo pi një smoothie të shpejtë dhe të lehtë me proteina. Sipas këngëtares 46-vjeçare, e cila ka një trup të adhurueshëm, një mëngjes me proteina është mënyra më e mirë për të nisur ditën. Për përzierjen, ka shumë alternativa për ta përgatitur – disa fruta dhe zarzavate.

të fundit

Bejta rikthen në Big Brother VIP Kosova 5 vallëzimin viral të këngës “Lule

Këngëtari i njohur Bejta, ka krijuar atmosferë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother Vip Kosova 5. Gjatë…

3 minutes ago

I shfrytëzuam dobësitë e Tiranës dhe e vendosëm ndeshjen”, Dede fokusohet te Conference League: Duhet të rikuperojmë para sfidës me Craiovën

Nevil DedeEgnatia fitoi 1-2 përballë Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...

4 minutes ago

Two people arrested in Gostivar, police seize cocaine and marijuana

Dy persona nga Gostivari, të moshës 42 dhe 48 vjeç, janë arrestuar sot gjatë një aksioni policor kundër tregtisë së…

12 minutes ago

26-year-old Albanian arrested in Greece, suspected of killing compatriot in Thessaloniki in 2020

Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…

12 minutes ago

I never saw him cry,” Jessica’s father reveals suspicions about her husband: She lived in fear that she might die

Babai i Jessica-s, 32-vjeçares që humbi jetën në qershor të vitit 2024 në Itali, ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit…

12 minutes ago

Gërvalla: The Prosecutor’s Office knew about the violence and threats against Arlinda Zekaj as of July 10

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, duke rikthyer vëmendjen te përgjegjësia e…

13 minutes ago