Categories: Uncategorized

6 hile për t’i mbajtur “xixë” atletet e bardha në verë

Me rritjen e temperaturave, mund të heqim dorë nga ç’do gjë që na bën të djerësisim, por jo nga atletet. Veçanërisht, ato të bardhat. Duke i veshur edhe më shpesh gjatë verës problemi kryesor bëhet larja e tyre.

Për hir të së vërtetës, çfarë i bën të duken edhe më të bukura atletet tona është pastërtia.Një atlete e pastër ndryshon komplet nga ajo e zhytura në pluhur!

Të lidhura

None found

Çfarë të bëjmë?

1. Jo lavatriçe!

Kujdes! Jo të gjitha atletet mund t’i fusni në lavatriçe. Shumë prej tyre dëmtohen dhe ndryshojnë komplet formën ose ngjyrën…

2. Sekreti qëndron tek lidhëset.

Më shumë se sa me pjesën e jashtme, bëni mirë të merreni me pastrimin e lidhëseve. Lidhëset e pastra i bëjnë atletet të duken si të blera sot. Nëse i neglizhoni, bardhësia s’do të jetë ajo që keni në mendje.

3.Ujë dhe sapun

Merrni një sapun, ujë të bollshëm dhe nisni të shkumoni. Në vend të leckës apo ndonjë furçe, merrni një letër të fortë (jo gazetë) dhe nisni larjen. Kështu forma dhe çdo gjë tjetër do të jenë njësoj.

4. Merrni atletet, shkoni në banjë dhe nxirrni pastën e dhëmbëve.

Me një furçë të vjetër, filloni të pastroni atletet aty ku e kanë humbur shkëlqimin. Pastën e dhëmbëve, e mira është ta miksoni me pak sheqer dhe gjithë pisllëku do të zhduket si me magji!

5. Kujdes me çorapet

Nuk e dimë sa nevojë keni ta dëgjoni këtë, por vishini atletet me çorape! Djerësa dhe mikrobet e këmbëve nuk do t’i bëjnë asnjë nder atleteve. Sigurohuni të jenë pambuk!

6.Mbajini me kujdes!

Siç e dini- parandalimi është më mirë se kurimi- kështu që nëse doni atlete xixë të bardha, tregohuni të dashura me to.

Kujdes ku shkelni dhe mos i ekspozoni shumë në diell pasi mund të zverdhën shpejt.

të fundit

Konjufca vlerëson rolin e faktorit shqiptar në zhvillimin e Malit të Zi

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka deklaruar se faktori shqiptar në Mal të Zi…

5 minutes ago

Pajisjet ushtarake të fshehura në Mitrovicë, Agim Rexhepi kërkon hetim të thelluar për origjinën dhe qëllimin e tyre

Gjatë një patrullimi rutinë në rrugën “Zoran Gjingjiq” në Mitrovicën, Policia e Kosovës ka zbuluar veshje dhe pajisje ushtarake të…

7 minutes ago

Portokallia” pushton sheshin Skënderbej me humor dhe muzikë, turi veror zhvendoset në Cërrik

Portokallia energjizoi kryeqytetin! [...]Read More...

8 minutes ago

Apeli konfirmon burgun për ish-drejtuesen e Postës së Durrësit, e dyshuar për vjedhjen e 700 milionë lekëve

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn,…

12 minutes ago

Flakët përfshijnë malin pranë kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë

Një zjarr ka shpërthyer në një zonë të pyllëzuar dhe të vështirë për t’u aksesuar pranë kufirit greko-shqiptar, në zonën…

16 minutes ago

Mourinho vendosi për Cucurellan dhe përjashtoi çdo alternativë tjetër te Real Madridi

Sipas raportimeve të Marca, Jose Mourinho ka luajtur një rol vendimtar në transferimin e Marc Cucurellas te Real Madridi, duke…

16 minutes ago