Categories: Uncategorized

50 vjeç dhe në formën më të mirë, kjo është dieta e përditshme e Jennifer Lopez (FOTO LAJM)

Jennifer Lopez punon shumë për pamjen e saj të jashtëzakonshme, me një regjim të rreptë dhe me një dietë të shëndetshme dhe kjo përfundimisht shpërblehet.

Ajo tashmë ka festuar 50-vjetorin e lindjes, por ende duket e përsosur në skenë apo kur ecën në tapetin e kuq.

Të lidhura

None found

Por pas lindjes së binjakëve, Jennifer nuk ishte e kënaqur me pamjen e jashtme, kështu ndryshoi plotësisht dietën e saj.

Atë kohë, ajo tha: “Unë thjesht mbaj mend kohën kur isha shtatzënë dhe madhështinë e çdo zone të trupit tim. Mund të qëndroja lakuriq dhe mund ta shikoja veten në pasqyrë nga të gjitha këndvështrimet.”

“Kam punuar shumë. Kam luftuar për të hequr qafe 20 kilogramët e fundit. Më duhej të ndryshoja zakonet e mia të ngrënies pas lindjes së binjakëve.

“Unë ha shumë më pak tani sesa dikur. Por dua bukë dhe kjo nuk lejohet në shumicën e dietave.”

Në përpjekje për të arritur peshën e synuar, ajo ndoqi një dietë vegane, por tani J-Lo ha pulë, biftek viçi, salmon dhe levrek.

Si arrin të ketë këtë pamje të mrekullueshme?

Mëngjesi

J-Lo pi një gotë ujë me limon për të nisur ditën.

Ajo sigurohet që kurrë të mos humbasë vaktin më të rëndësishëm të ditës.

Kelvin Fernandez, i cili gatuan për J-Lo dhe të dashurin Alex Rodriguez, shpjegon se këngëtarja përfshin tek të bardhat e vezëve të skuqura edhe tre lloje të ndryshme perimesh.

Por nëse nuk i hahen vezë, ajo zgjedh smoothie të bëra me shumë manaferra të shijshme, të cilat i përzien me luleshtrydhe, boronica, kos grek, kanellë, mjaltë – me pak proteinë pluhur të hedhur brenda.

Por ajo pëlqen gjithashtu pancakes, salmon të tymosur dhe vezë.

Si shumë të famshëm, J-Lo shmang kafeinën duke e zëvendësuar me minimum shtatë gota uji, gjatë gjithë ditës.

Dreka

Kur është fjala për pjesën tjetër të ditës, J-Lo kujdeset të konsumojë ushqime të pasura në vlera ushqyese.

Çdo gjë që ajo konsumon, është organike dhe e menduar mirë, duke ruajtur ekuilibrin mes proteinave dhe ushqimeve të pasura në lëndë ushqyese. Gjithçka është e freskët.

Alex ka thënë se ata zakonisht shijojnë sallata për drekë.

Darka

Ushqimi i shëndetshëm i ekuilibruar vazhdon edhe në mbrëmje.

Në vitin 2016, ajo i tha revistës “Us”: “Ne hamë shumë perime jeshile, asparagus, lakër, brokoli dhe sallatë”.

Shpesh Jennifer gatuan vetë. Sidoqoftë, kur u transferua për herë të parë në LA, kuptoi se gatimi i saj nuk ishte aspak i duhuri dhe i duhej të thërriste ekspertin – nënën e saj.

“Unë i kërkova asaj të më tregonte si t’i bëja recetat, kështu që ajo më mësoi përmes telefonit”- tha ajo.

Por J-Lo nuk pranon të hajë oriz, por në lidhje me ëmbëlsirat apo patatet e skuqura, ajo i tha “People”: “Të gjithë jemi njerëz. Nuk duhet ta ndëshkoni veten pse konsumuat patate të skuqura apo pulë të skuqur në një moment të caktuar.”

të fundit

Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT, Afrim Qendro

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

7 minutes ago

Golat e tillë janë karakteristikë e Muçit”, Rolando Maran evidenton problemin që ende kanë kuqezinjtë: S’mund t’ia lejojmë vetes rënien e ritmit

Shqipëria ia del të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, Liga C, pas suksesit 2-0 ndaj…

7 minutes ago

“E përfunduam darkën me fitore, bashkë me motrën”/ Rama për suksesin e kuqezinjve: Në tavolinë ishin Meloni dhe kryeministri finlandez, pranë nesh Macron

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

9 minutes ago

Muçi rrëfen sakrificat: Kam kaluar shumë për të mbërritur në këtë moment

Shqipëria ia del të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, Liga C, pas suksesit 2-0 ndaj…

12 minutes ago

Sllovaku Ivan Kruzliak do të gjykojë ndeshjen Kosovë – Izrael

UEFA ka caktuar ekipin e gjyqtarëve për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil…

12 minutes ago

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, shkëlqejnë Asllani dhe Muçi te notat e lojtarëve

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Finlandës.“Kuq e Zinjtë” dominuan plotësisht për të arkëtuar…

13 minutes ago