Shqetësimet e migrenës janë të tmerrshme. Shpesh të pashmangshme dhe herë të tjera ndalojnë funksionin normal të ditës, megjithatë si gjithçka edhe kjo ka zgjidhje. Me mjekimet e duhura dhe me një dietë të balancuar ushqimore do arrini të shpëtoni nga ky problem. Më poshtë ju sjellim një listë ushqimesh dhe përse do të ishte e mirë që ti qëndronit besnik këtyre ushqimeve.
Peshku
Peshku me yndyrë është i pasur ma acide yndyrore omega-3 që largon inflamacionin dhe dhimbjet. Këto acide yndyrore ulin edhe tensionin e lartë të gjakut. Ato i gjeni tek salmon, skumbria dhe trofta.
None found
Arrorët
Arrorët janë të pasura me magnez, një mineral që nxit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Ai ndihmon në largimin e dhimbjeve të kokës dhe të migrenës. Përveç arrorëve, magnezin e gjeni edhe tek fasulet dhe drithërat e plota.
Farat e Linit
Këto fara janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3 që largojnë dhimbjet e migrenës. Ato janë element përbërës të shumë kurave popullore kundër migrenës.
Uji
Uji është thelbësor për shumë funksione të organeve të trupit. Dehidratimi, ose mungesa e ujit nxit dhimbjet e kokës dhe migrenën. Pini ujë rregullisht që të parandaloni dhimbjet.
Kosi
Trupi dhe truri kanë nevojë për kalçium që të funksionojnë siç duhet. Mungesa e këtij minerali nxit dhe shkakton edhe dhimbjet e migrenës. Sugjerohet konsumin e rregullt ditor të kosit që trupi të ketë vazhdimisht kalçium e që migrena të mbahet larg. Të dhënat tregojnë se për personat që vuajnë nga sëmundja e migrenës, rreziku i përshpejtimit të plakjes së trurit rreziku është 3-4 herë më i lartë. Sipas studimit çdo person që vuante nga migrena në një periudhë të jetës zhvillonte në një fazë më të vonë edhe sëmundje të harresës siç është Alzhaimeri. Ndaj kujdesi ndër këta persona duhet të jetë edhe më i lartë për ta parandaluar zhvillimin sëmundjes. Sipas mjekëve duke qenë se nuk ka ende një kurë përfundimtare për këto sëmundje, parandalimi i tyre është thelbësor.
I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…
Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…
Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…
Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…
Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…