Categories: Uncategorized

5 metodat natyrale si të largosh dhimbjen e fytit

Dhimbja e fytit mund të jetë një simptomë që shoqëron sëmundje të ndryshme, duke filluar nga infeksionet e deri tek problemet e frymëmarrjes. Zakonisht është e mundur të ndjehet kruajtje, djegie dhe acarim së bashku me dhimbje të fytit. Pavarësisht se kjo patologji zakonisht nuk është alarmante, mund të duhen disa ditë që të zhduket dhe vetëm në disa raste mund të çojë në komplikime.

Pasi të shkoni te mjeku, të përjashtoni çdo shkak më serioze, ju mund të përdorni mjete natyrale për të lehtësuar një dhimbje të fytit. Disa ushqime kanë veti shumë të fuqishme antibiotike dhe antiinflamatore, të afta për të forcuar sistemin imunitar duke lehtësuar dhimbjen. Ne sugjerojmë 5 më poshtë.

Kripë dhe ujë. Bërja e gargarës me një përzierje kripë dhe ujë është një nga mjetet më të vjetra për të lehtësuar një dhimbje të fytit. Ky ilaç ndihmon për thithjen e ujit nga qelizat mukoze, të cilat bëhen të përflakura kur një infeksion është i pranishëm. Keni nevojë për një lugë çaji kripë, që të shkrihet në një gotë ujë në temperaturën e dhomës. Bëni gargarë për të paktën 40 sekonda. Mos e përdorni përzierjen më shumë se 3 herë në ditë.

Mjalt blete. Një nga antibiotikët më të fuqishëm natyrorë në botë është mjalti i bletës. Ky përbërës shkatërron mikroorganizmat përgjegjës për infeksione, qetëson kollën dhe simptoma të tjera të të ftohtit. Miksoni 2 lugë mjaltë me lëngun e gjysmë limoni. Ju mund ta holloni përzierjen në një gjysmë gotë ujë të ngrohtë, ose ta konsumoni atë pa ujë. Është sugjeruar që ta konsumoni atë dy herë në ditë.

Mjaltë dhe kanellë. Kombinimi i këtyre dy përbërësve është një ilaç i shkëlqyeshëm për të pastruar fytin, duke eliminuar viruset që shkaktojnë acarim dhe infeksion. Kanella ka veti të shkëlqyera antioksiduese dhe antiseptike. Miksoni 2 lugë mjaltë me 1 lugë çaji pluhur kanelle. Shkrijini të dy përbërësit në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pije.

Hudhër. E përdorur në gatim, hudhra është gjithashtu një nga antibiotikët më të fuqishëm natyrorë në botë. Ajo shkatërron qindra viruse dhe baktere dhe stimulon pastrimin e traktit respirator. Konsumoni hudhër të papërpunuar për të shijuar vetitë e saj.

Xhinxher. Rrënja e xhenxhefilit është një nga produktet më të fuqishme natyrore në botë. Është antiinflamator, analgjezik dhe ka vetitë antibiotike që nxisin eliminimin e patogjenëve që shkaktojnë sëmundje. Vloni një copë rrënjë xhenxhefil në një filxhan ujë, filtrojeni dhe pijeni. /albeu.com/

të fundit

Ylli i serialeve turke Burak Ozçivit me pushime në Shqipëri, Ja cilin qytet zgjedhur aktori (FOTO)

Ylli i njohur i serialeve turke, Burak Özçivit, ka mbërritur në Shqipëri për disa ditë relaksi. Aktori, i njohur për…

41 seconds ago

E rëndë në Korçë, 59-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë, për çfarë dyshohet

Ditën e djeshme, një rast i rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 59-vjeçar është gjetur pa shenja jete në…

13 minutes ago

Vrasja e 20-vjeçarit Grei Bihuci/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq dy autoret e dyshuar të krimit, njëri i mitur

Prokuroria e Fierit, ka dërguar në gjyq, dy autorët e dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Grei Bihucit, ngjarje e ndodhur…

44 minutes ago

Arrestimi i Fabian Muçollarit/ Në vitin 2016 ekzekutoi shokun për një vajzë, zbardhet dëshmia…

Fabian Muçollari, 27-vjeçari i dënuar më parë për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Fabio Hila, më 14 shtator 2016, është…

1 hour ago

Zjarri në Kodër Krastë të Elbasanit, ndërhyrje intensive për të mbrojtur parkun e gjelbër të qytetit

Mëngjesin e kësaj të mërkure, situata e krijuar nga një vatër e fuqishme zjarri në masivin me pisha të Kodër…

1 hour ago

Arresohet 27-vjeçari me rrezikshmëri të lartë në Pogradec/ Kush është i riu i dënuar për vrasje (EMRI)

Policia ka vënë në pranga 27-vjeçarin Fabian Muçollari, i dënuar për vrasje dhe tentativë vrasje. Uniformat blu, u vendosën në…

2 hours ago