Categories: Uncategorized

4 mitet rreth gjumit që ju bëjnë edhe më tëlodhur

Ka aq shumë studime në lidhje me kohëzjatjen e gjumit saqë është më e lehtë të konfuzoheni, sesa të kuptoni se cila praktikë është më e mira për ju dhe zakonet tuaja të gjumit. Pavarësisht nga të gjitha dyshimet dhe pyetjet, ekzistojnë disa mite që janë të gabuara dhe nuk duhet t’i pranoni si të vërteta, sepse ato vetëm ju lënë më të lodhur.

1. Duhet të flini 8 orë

Ky mit është kaq i mërzitshëm! Seriozisht, si mund të kenë të gjithë të njëjtin orar gjumi? Njerëzit janë të ndryshëm dhe organizmat e tyre nuk reagojnë në të njëjtën mënyrë ndaj lodhjes dhe mungesës së gjumit. Koha normale për gjumë gjatë një nate është pesë deri në nëntë orë dhe kjo varet nga shumë faktorë, duke përfshirë shëndetin tuaj, vitalitetin tuaj, funksionin e trurit, llojin e dietës, zakonet dhe sistemin imunitar. Gjithashtu, nëse jeni një “zog nate”, mund t’ju duhet më shumë se 8 orë për t’u ndier clodhur dhe i gatshëm për të filluar ditën.

2. Ju mund ta “mësoni” organizmin tuaj me pak orë gjumë

Ky është një mendim i gabuar dhe jo i shëndetshëm. Disa njerëz flenë më pak sepse organizmi i tyre ndjehet mirë dhe nuk lodhet. Por, nuk mund të bësh që trupi dhe mendja të kenë nevojë për më pak pushim, veçanërisht nëse jeni merakli që mendja ju funksionon 24/7 si një orë dhe nuk i ndalon dot mendimet e tij. Nëse e detyroni trupin tuaj të mësohet me më pak gjumë, mund ta bëni atë të ndihet edhe më keq. Do të fitoni një orë plus, por kjo nuk do të jetë e dobishme sepse do të jeni të papërqendruar, të lodhur dhe pa energji.

3. Nëse një çift fle i ndarë, do të thotë që marrëdhënia do të marri fund së shpejti

Na vjen keq ekspertë, por kjo nuk është fare e vërtetë. Disa njerëz thjesht preferojnë të flenë të ndarë për shkak të zakoneve të gjumit, ose për shkak se partnerët e tyre i bezdisin duke qëndruar pranë tyre natën vonë në laptop, ose për shkak të gërhitjes, të kollës ose të lëvizjes së shpeshtë në krevat. Faktikisht, gjumi i ndarë mund të forcojë marrëdhëniet për ata që luftojnë me çështje të tilla, sepse të dy partnerët do të pushojnë mirë dhe do të ndihen të freskuar dhe të frymëzuar në mëngjes.

4. Ju mund ta rikuperoni gjumin gjatë fundjavave

Kjo është gjysëm mit dhe gjysmë e vërtetë. Ju mund të flini, por nuk mund ta ktheni energjinë dhe sistemin e fortë imunitar duke anashkaluar gjumin.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago