Mospastrimi i fytyrës para gjumit
Nëse e shmangni këtë procedurë, e rrezikoni lëkurën tuaj. Si? Numër i madh i baktereve dhe papastërtive që grumbullohen gjatë ditës mund të depërtojnë në pore. Dhe jo vetëm që mund të shkaktojë puçrra të padëshirueshme, por shkakton edhe dehidrimin e lëkurës e cila pason paraqitjen e parakohshme të rrudhave.
Shtypja e puçrrave
Mos i prekni puçrrat dhe miteseret që ndodhen në fytyrën tuaj! Momentin kur dëshironi të bëni diçka me to, mos harroni se vetëm mund të shkaktoni skuqje, infektim dhe problem edhe më të madh se më herët. Kurse në rastin më të keq ju mbetet shenjë.
Aplikimi i kremit vetëm në fytyrë
Përveç fytyrës poaq e rëndësishme është edhe zona e qafës dhe dekoltesë. Pikërisht këto janë treguesit më të mirë të viteve – skuqja, njollat e kafta dhe rrudhat parasegjithash shfaqen këtu. Për këtë kur aplikoni kremë në fytyrë, përpiquni ta lyeni edhe këtë pjesë. Automatikisht siguroni pamje më të re në vitet e mëvonshme.
Shmangni produktet kundër plakjes (anti-age)
Ndoshta mendoni se jeni akoma e re për produkte kundër plakjes, por nëse filloni t’i përdorni në të njëzetat, mundësitë janë të mëdha që në të dyzetat do të dukeni për dhjetë vite më e re. Edhe për ato vlenë rregulli i aplikimit në fytyrë, qafë dhe dekolte, mos harroni!
Në Kosovë më 13 shtator partitë e certifikuara për zgjedhjet lokale të 12 tetorit nisin zyrtarisht fushatën. Gjatë fushatës zgjedhore,…
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka vizituar në banesën e tyre, prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga…
Duke iu drejtuar sulmuesit që qëlloi Kirk të mërkurën në kampusin e Universitetit Utah Valley në Orem, Utah, ajo tha:…
Diella, ministrja virtuale e qeverisë “Rama 4” ka bërë bujë jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe në ato ndërkombëtare,…
Besnik Koçiu, i dyshuar për plagosje u izolua me vendim të Gjykatës së Tiranës në paraburgimin 313, por pa mbushur…
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…