Categories: Uncategorized

3 kokrra kumbulla në ditë dhe do të befasoheni nga ajo që do t’i ndodhë organizmit tuaj

Ngrënia e rregullt e kumbullave rrit ndjeshëm dendësinë minerale të kockave. Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org u përqendrua tek roli i ngrënies së kumbullave në shëndetin e kockave të grave.

Gratë që morën pjesë në studim u ndanë në dy kategori. Në kategorinë e parë morën pjesë gratë që konsumonin kumbulla rregullisht. Në të dytën, morrën pjesë gra që konsumonin mollë rregullisht. Të dyja grupet merrnin gjithashtu kalçium dhe vitamin D.

Studiuesit u shprehën se kumbullat kanë aftësinë të pengojnë frakturat dhe dobësimin e kockave. Ata rekomandojnë ngrënien e dy deri në tre kumbullave në ditë, një sasi që duhet rritur më vonë në 6 deri në 10 kumbulla në ditë.

Sipas studiuesve kumbullat e njoma por edhe ato të thata janë të sigurta për konsum për të gjitha grupmoshat. Kumbullat kanë aftësi të jashtëzakonshme për të ushqyer dhe mirëmbajtur kockat. Kumbullat kanë një efekt laksativ dhe pastrues për të gjithë sistemin tretës.

Ato janë plotësisht të rekomandueshme kundër konstipacionit. Një racion me kumbulla ofron 2.5 gramë proteina dhe plotëson 13% të kërkesave tuaja ditore për hekur. Ky mineral është i dobishëm kundër anemisë dhe për qarkullimin e duhur të gjakut.

Por le të kthehemi tek shëndeti i kockave dhe roli i kumbullave të thata. Një sasi prej 3-4 kumbullash ofrojnë 290 mg kalium. Kaliumi njihet si gardiani i fshehur i kockave. Ky mineral është i një rëndësie të madhe sepse neutralizon acidet e dëmshme që shterojnë dendësinë kockore.

Këto acide i gërryejnë kockat me shpejtësi dhe kaliumi shërben për t’i penguar ato. Për më tepër, kaliumi shërben për të ruajtur sasitë e kalçiumit në trup dhe pengon nxjerrjen e tij nëpërmjet urinës.

Kumbullat janë një ushqim i nevojshëm për shëndetin e kockave. Megjithatë, ky i fundit mund të mirëmbahet edhe nëpërmjet hapave të mëposhtëm. Konsumoni çdo ditë fruta dhe perime të larmishme. AgroWeb.org ju udhuezon të mos neglizhoni arrorët dhe legume të cilët kanë të njëjtët ushqyes të rëndësishëm për kockat si kumbullat.

Sigurohuni që të merrni shumë proteina dhe suplementë të vitaminës D. Kryeni aktivitet të rregullt fizik si ecja, vrapi apo tenisi. Peshëngritja e një intensiteti minimal është gjithashtu e rëndësishme./AgroWeb.org

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago