Nëse dëshironi të vazhdoni të jeni në pozicionin aktual të punës ka disa rregulla që duhet t’i keni parasysh patjetër. Shpeshherë ne bëjmë disa gabime dhe ato veçse na bëjmë të dukemi jo të hijshëm tek të tjerët mund të na kushtojnë vendin e punës. Mësoni 3 gabimet kryesore që ne zakonisht bëjmë në vendin e punës.
1.Të bësh sikur i di të gjitha
I vetmi person që duket bukur kur bën sikur i di të gjitha, është Hermione Granger, kështu që më mirë lëreni në dorë të saj rolin e “enciklopedisë ”. Nëse hyni në një ambient të ri pune dhe filloni të silleni me arrogancë, me shumë mundësi nuk do të mund të kaloni as periudhën e provës. Kështu që qëndroni me këmbë në tokë, bëhuni dëgjues i mirë, sa më shumë të dëgjoni aq më shumë do të mësoni.
2.Të mos pyesësh
Ky është një gabim shumë thelbësor, pasi hap rrugën për gabime të tjera në vazhdim. Të gjithë druhen që të pyesin kur fillojnë një punë të re, por është më mirë të pyesni se sa të qëndroni me dyshime. Nga ana tjetër, kujdesuni që pyetjet të mos jenë shumë vetë-shpjeguese, pasi do të dukeni shumë dembelë.
3.Të japësh mendime, para se të kesh kuptuar punën
Fakti që je punësuar tregon që ke shumë ide të mira, por merre me qetësi. Të mundohesh të zgjidhësh situata në ditën e parë të punës, mund të sjellë edhe pakënaqësi tek kolegët. Në vend të kësaj, do të ishte mirë sikur të merrnit kohë për të mësuar atë që ndodh në vendin tuaj të punës, si dhe atë që ka ndodhur më herët, për ta bërë këtë duhet ta shndërroni trurin në sfungjer dhe të thithni sa më shumë informacion që të jetë e mundur.
Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë…
Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…
Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…
Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…