Categories: Uncategorized

3 arsye të forta pse duhet ta zëvendësosh kafen me ҫajin e zi

Sipas një studimi të fundit amerikan, nga e përditshmja “Clinical Nutrition”, është vërtetuar se vetëm disa gota ҫaj i zi në ditë ulin me 31 për qind rrezikun e kancerit të vezores (në krahasim me një 1 filxhan ҫaj ose asnjë).

Hulumtuesit vunë re dietat e më shumë se 170 000 grave, mes moshave 25 dhe 55, për më shumë se tri dekada. Pas analizimit të pyetësorëve, rezultoi se gratë që konsumonin sasi të larta të ushqimeve me flavonoids, një lloj antioksidanti që gjendet në ҫaj, në agrume, fruta dhe lëngje, mollë dhe verë të kuqe, kishin më pak gjasa për t’u prekur nga kanceri i vezores.

Të lidhura

None found

Në mënyrë të veҫantë, hulumtuesit zbuluan se çaj i zi është veçanërisht mbrojtës i këtij lloj kanceri dhe kjo, thanë ata, është emocionuese, sepse është një ndryshim që mund të bëhet fare lehtë në të përditshmen tonë.

Por përfitimet potenciale të ҫajit nuk ndalen me uljen e rrezikut të kancerittë vezores. Këtu janë tri gjërat më të habitshme që mund të bëjë ҫaji.

Ul tensionin e gjakut

Një analizë e re, pas një rishikimi të 25 studimeve të ndryshme, të botuara revistën britanike “Nutrition Journal”, është vërtetuar se njerëzit që pinin ҫdo ditë ҫaj të gjelbër apo të zi, për 12 javë me radhë, e kishin presionin e gjakut më të ulët se njerëzit që pinin çaj për një periudhë të shkurtër. Duhet theksuar se në uljen e presionit të gjakut çaji jeshil ka pasur një efekt më të madh, krahasuar me çajin e zi.

Ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun e kancerit të pankreasit

Një studim në revistën “Epidemiologjia e kancerit”, ka parë ndikimin e ҫajit jeshil në kancerin e pankreasit te të rriturit kinezë. Hulumtuesit mblodhën informacione nga pothuajse 2 000 njerëz (908 prej të cilëve ishin me kancer në pankreas) në lidhje me llojin e çajit të preferuar, sa shpesh e pinin atë dhe temperaturën e tyre të preferuar. Në fund, rezultoi se gratë kanë përfituar më shumë, veçanërisht nga çaji jeshil: Ato që e pinin rregullisht atë, kishin një rrezik rreth 32% më të ulët të zhvillimit të kancerit të pankreasit, në krahasim me gratë që nuk pinin fare.

Zvogëlon stresin

Ҫaji mund të jetë zgjedhje për atë momentin e verandës që përmendëm më sipër. Por nuk është vetëm kaq. Në një studim të muajve të fundit është theksuar se çaji jeshil dhe çaj i zi mund të ndihmojnë shumë për t’ju qetësuar. Hulumtuesit kishin 18 të rritur (burra dhe gra, 50 – 50), të cilët duhet të bënin një sërë detyrash të vështira, si p.sh. probleme të komplikuara matematike, në tri raste të ndara. Pasi mbaruan, pjesëmarrëve u dhanë për të pirë ujë të ngrohtë, çaj jeshil dhe çaj të zi. Përgjatë eksperimentit, studiuesit mblodhën pështymën e pjesëmarrësve, e cila shërbeu për testimin e shënuesve të stresit. Ata provuan se të dy llojet e ҫajit kishin ulur në mënyrë të ndjeshme shënjuesit e stresit më mirë se sa uji i ngrohtë gjatë detyrave stresuese dhe më pas.

të fundit

Konflikti për hapësirat publike në Korçë/ Zbardhen detaje nga sherri mes dy pronarëve të lokaleve, tre persona mbetën të plagosur

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt…

14 minutes ago

Plas sherri mes dy pronarëve te Pazari i Vjetër në Korçë, plagoset një person (VIDEO)

Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin…

53 minutes ago

Investimet publike prekin fundin prej dosjeve korruptive, niveli më i ulët në 17 vite në janar-mars

Shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit, ishin vetëm 5,2 miliardë lekë, rreth 53 milionë euro në tremujorin e parë të…

1 hour ago

Shqiptarët ndër vendet me akses më të lartë në internet, të fundit për aftësitë digjitale

Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të…

2 hours ago

Presidenti Trump njofton zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit me tre javë

Në një postim në platformën Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.9 lekë, në shitje me 82 lekë. Euro, do…

2 hours ago