Categories: Uncategorized

155 vjet nga krijimi i sallatës ruse, si u shpik receta?

Viti 2018 shënon 155 vjetorin e krijimit të recetës popullore të Olivierit, e cilësuar dhe e njohur në të gjithë botën si “sallata ruse”.

Të kesh këtë gatim të shijshëm dhe të përzemërt në darkën e Vitit të Ri është një simbol dhe traditë e vjetër ruse.

Ndoshta asnjë prej festave ruse nuk mund të kalojë pa këtë recetë kombëtare, pavarësisht nga fakti që kjo sallatë u përhap në mbarë vendin pas viteve 1960 -1970.

Në kontrast me mendimin e përhapur masivisht sallata moderne Ruse (e quajtur “Olivier” në Rusi) ka pak të përbashkët me recetën origjinale të kësaj pjate të shpikur nga kuzhinieri rus me origjinë franceze dhe belge, Lucien Olivier.

Kjo është historia e Sallatës së famshme Ruse:

Kjo sallatë u shpik në vitet 1860 nga Lucien Olivier (1838-1883), një kuzhinier moskovit i cili ishte pronar i restorantit “Hermitation” në Sheshin Trubnaya.

Ndërtesa e restorantit është ruajtur ende sot. E vendosur në adresën 14, Bulevardi Petrovsky, ajo aktualisht është kthyer në një shtëpi botuese dhe një teatër.

Fillimisht, francezi nuk shpiku një sallatë, por një pjatë të quajtur “Majonezë nga Shpendët”. Për këtë recetë të shijshme, fileto shpendësh të egër ziheshin dhe më pas vendoseshin në një pjatë të shoqëruar me kube pelte të përftuara nga lëngu i tyre.

Kjo pjatë shoqërohej në anësore edhe me gaforre dhe gjuhë viçi të aromatizuara me salcë Provencal (Tradicionale).

Qendra e pjatës ishte zbukuruar me patate të pjekura dhe kastraveca turshi të gjitha të zbukuruara me feta vezësh të ziera. Sipas kuzhinierit, “pjesa” qendrore nuk ishte e destinuar për ushqim, por thjesht për qëllim estetik, si një element dekorimi, shkruan Scan.

Sidoqoftë, shumë shpejt Lucien Olivier pa që kjo vepër gastronomike e dekoruar në mënyrë të ndërlikuar përfundoi shumë shpejt tek shumica e njerëzve e përzierë në një miks shijesh.

Kuzhinieri francez edhe pse e pa fillimisht me dyshim, u dorëzua dhe filloi duke i përzierë të gjithë përbërësit së bashku dhe më pas shtoi me shumë majonezë. Kjo recetë pati një sukses masiv!

Recetë origjinale e sallatës ruse “Olivier” në kontekstin modern:

fileto shpendësh të egër të ziera,

një gjuhë viçi të zier,

100 gram havjar të zi,

200 gram marule të freskëta,

gaforre e zier ose e konservuar,

gjysmë kavanozi kastravec turshi,

salcë soje,

dy tranguj të freskët,

100 gram kaperi,

5 vezë të mëdha të ziera, të prera hollë.

Salcë për sallatë: Majonezë e bërë në shtëpi nga 400 gram vaj ulliri të rafinuar, 3-4 të verdha vezësh, pak uthull dhe mustardë, sheqer dhe kripë për shije.

Sallata e Olivierit Sovjetik

Pas Revolucionit të Tetorit të vitit 1917 dhe Luftës Civile me Urinë dhe shkatërrimin e mëvonshëm, kuzhina ruse u bë histori antike në Rusinë Sovjetike. Sidoqoftë, një recetë e thjeshtuar e Sallatës së Olivierit u krijua midis emigrantëve të varfër rusë që kishin ikur jashtë vendit pas Revolucionit të vitit 1917. Kjo Sallatë e thjeshtë “emigrante” ruse u kthye në BRSS nga Franca pas Luftës së Dytë Botërore në rrjedhën e zgjerimit të kontakteve diplomatike me Europën.

të fundit

Marash Kumbulla “ndez” duelin me Serbinë: I lumtur që u riktheva, jemi gati

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla zhvilloi një sezon pozitiv në Spanjë me ekipin e Espanyol, i huazuar nga Roma.…

6 minutes ago

Horoskopi 5 Qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Do keni shume ulje dhe ngritje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Here do mërziteni dhe here…

12 minutes ago

Telefonata Trump-Putin/ Reagon Zelenskyy: Nëse të fuqishmit nuk e ndalojnë Putinin, ndajnë përgjegjësinë me të

Presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy, ka reaguar pas telefonatës së zhvilluar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin.…

16 minutes ago

Publikohet imazhi i parë i Inzaghit si trajner i ri i Al-Hilal pas largimit nga Interi

Simone Inzaghi ka mbërritur në Arabinë Saudite dhe ka pozuar me fanellën e Al-Hilal, ndërsa ish-trajneri i Interit përgatitet të…

27 minutes ago

Sylvinho “fiksohet” me Superioren, një tjetër futbollist i bashkohet Kombëtares para Serbisë

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar ditën e sotme seancën e radhës stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Serbinë. Kuqezinjtë…

31 minutes ago

Doganierët kroatë, kontrolle në automjetin e një shqiptari të Kosovës, i gjenden 11 kallashnikovë

Zyrtarët doganorë të Kroacisë kanë gjetur 11 pushkë automatike në automjetin e një shqiptari nga Kosova. Mediat bëjnë me dije…

35 minutes ago