Categories: Uncategorized

10 gabimet që nuk duhet të bësh në 2020-ën, kontrollo “listën e kuqe”

Nëse kërkon që të kesh një marrëdhënie gjatë këtij viti dhe ajo të jetë dinamike, pse nuk mendon për të krijuar një “listë” me gjërat që nuk duhet të bësh? Mbi të gjitha, sepse Viti i Ri është gjithmonë një kohë e mirë për qëllime të mira.

Dhe nëse do që t’i ndjekësh, shiko me kujdes ëfarë nuk duhet të bësh. Ja cilat janë gabimet që duhet të shmangësh në 2020-ën!

1. Pret gjithmonë që djemtë të bëjnë lëvizjen e parë. Nëse do që të njohësh dikë, duhet të angazhohesh seriozisht. Diëka e thjeshtë si një buzëqeshje apo një flirt me sy, funksionon gjithmonë.

2. Jeton me të kaluarën. Lëre veten të harrosh dështimet e së shkuarës, marrëdhëniet, zhgënjimet apo gabimet. Futi në një “valixhe” dhe jepi vetes mundësi për të provuar eksperienca dhe njerëz të rinj.

3. Humb kohë me djem që nuk janë për ty. Në letra, mund të jetë i mirë, por nëse mes jush nuk ka shkëndijë, atëherë është e kotë të humbasësh kohë. Dërgoji një sms dhe… next!

4. Fsheh atë që je në të vërtetë. Mund të duash të jesh “cool girl”, që nuk do t’ia dijë nëse takon nga një djalë ëdo fundjavë. Por nëse ai nuk të jep mundësi për të krijuar diëka më shumë, thuaja. Të qenit e hapur është zgjidhje për një marrëdhënie të sigurt.

5. Shqetësohesh gjithmonë për mendimin e shoqeve. Mos lejo që mendimi i shoqeve për partnerin, personalitetin, look-un apo gjithëka tjetër të influencojë tek ty dhe të marrësh vendime të nxituara. Dëgjoji këshillat e tyre, por beso më shumë në ndjenjat tuaja të përbashkëta.

6. Limiton veten në një tip. Mos e përdor më shprehjen “nuk është tipi im”, sa herë është fjala për lidhje të reja. Ji më mendjehapur.

7. Pret mesazhin apo telefonatën e tij. Mjaft prite që mesazhi i tij të të zgjojë nga gjumi. Fillo e para.

8. Gjithmonë kthehesh pas te ish-i. Nuk funksionon për asnjë arsye. Në vend që të shpenzosh kohën me ish-n, rezisto pa i dërguar mesazh, pa komunikuar në Fb dhe pa u takuar kur e ndjen veten vetëm.

9. Përfshin edhe të tjerët në marrëdhënien tënde. E pyet veten pse i dashuri nuk e ka blerë akoma dhuratën e ditëlindjes? Pse disa shoqe të tuat janë fejuar dhe ti akoma jo? Thjeshtë shqetësohu për gjërat dhe nevojat e tua, pa përfshirë njerëz të tjerë dhe shqetësime të tjera. Komuniko me partnerin për gjithëka ke nevojë.

10. E konsideron lidhjen të garantuar. Lëre veten të dashurojë dhe të dashurohet, ji romantike për aq kohë sa është e thënë të zgjasë. Tregoju njerëzve më të afërt që ju duheni, por mos e konsidero asgjë si të përjetshme.

të fundit

Horoskopi 8 Qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Kjo ditë e parë e shtatorit mund t’iu gjejë disi të tensionuar. Do të ndiheni disi konfuz, sidomos në…

6 hours ago

“Yje aktrimi, bien në tokë për çdo goditje”, serbët fajësojnë lojtarët e tyre nën titujt dramatik të mediave në Beograd

Pasi mediat serbe kthyen në dramë incidentet në përballjen e sotme mes Shqipërisë dhe Serbisë, komentuesit serbë kanë vendosur të…

6 hours ago

Shqipëria mbetet në vend të dytë, ja renditja në grupin K/ Serbia e parafundit vetëm me një pikë

Shqipëria ka ruajtur ruajtur vendin e dytë në grupin K me 4 pikë gjithsej. Ekipi i Kombëtares pas ndeshjes së…

6 hours ago

Manaj fal serbët, Shqipëria barazon mes drithërimash në “derbin” e Ballkanit

Shqipëria ka barazuar pa gola përballë Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në atë që cilësohej ndeshja më e rëndësishme e kësaj…

7 hours ago

Blindohet Arena Kombëtare, FNSH rrethojnë fushën

Stadiumi Arena Kombëtare është blinduar nga forcat e shumta të policisë në ndeshjen e sotme kundër Serbisë. Kjo për shkak…

7 hours ago

Ndryshime sërish te kuqezinjtë, largohet Broja futet Uzuni

Ndryshimet te futbollistët shqiptarë kanë vazhduar akoma. Këtë herë Silvinjo ka nxjerr Armando Brojën nga loja. Ndërkohë që për të…

7 hours ago